Kushtet ekonomike dhe sociale kanë detyruar çiftet e reja të ulin lindshmërinë në vend, duke preferuar të kenë një fëmijë e në disa raste dy. Instituti i Statistikave publikoi raportin "Femra dhe Meshkuj në Shqipëri", në të cilin rezulton se numri i lindje ka rënë, çka ka ndikuar edhe në raportin femra dhe meshkuj. Aktualisht në vendin tonë popullsia përbëhet nga 49.7 % femra dhe 50.3% meshkuj.
Femrat jetojnë më shumë në zona urbane dhe nga aspekti ekonomik ato janë më të diskriminuara se meshkujt. Vitet e fundit është rritur numri i familjareve femra, ato zënë 12 deri në 14 % të Njësive Ekonomike familjare. Sa i përket tregut të punës, gratë janë më pak aktive në këtë treg se meshkujt me një hendek gjinor prej 20 %. Numri i grave pjesëmarrëse në parlament këtë vit është rritur ai ka arritur në 18 %, ndonëse politika aspiron që kjo kuotë duhet të jetë 30 %.
/Shqiptarja.com