Pas një rritje të shpejtë të borxhit publik në periudhën e karantinës si pasojë e marrjes së shumë huave për të përballuar emergjencën, si dhe emetimit të eurobondit në muajin qershor në vlerën e 650 milionë eurove, Banka e Shqipërisë raporton për një rënie të lehtë të borxhit të jashtëm në fund të shtatorit.
Bazuar në statistika në tremujorin e tretë të vitit (korrik-shtator) stoku i borxhit të jashtëm bruto ishte 8.8 miliardë euro, nga 8.9 miliardë euro që u raportua në qershor, duke zbritur me 102 milionë euro.
Duke qenë se gjatë kësaj periudhe tremujore është marrë vetëm një kredi në vlerën e 80 milionë dollarëve, dhe nuk ka pasur huamarrje të huaj tjetër edhe stoku i borxhit ka pësuar një rënie të lehtë.
Por krahasuar me shtatorin e vitit 2019, borxhi i jashtëm është rritur me 508 milionë euro. Konkretisht sipas Bankës së Shqipërisë në fund të shtatorit të 2019 borxhi ishte 8.1 miliardë euro.
Fakti që vendi ka një nivel të lartë të borxhit në monedhë të huaj, e bën atë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme, ku kryesore është luhatja e kursit të këmbimit. Një luhatje e fortë e kursit mund të rriste kostot e kthimit të borxhit.
Barra më e madhe e borxhit 4.3 miliardë euro është e qeverisë së përgjithshme, ndërsa 3.3 miliardë euro është hua e marrë nga vendet e huaja.
Tabela 1 Borxhi i jashtëm bruto
Shtator 2020 8,829 mln €
Qershor 2020 8,931 mln €
Diferenca -102 mln €
Tabela 2 Borxhi i jashtëm 2019-2020
Shtator 2020 8,829 mln €
Shtator 2019 8,321 mln €
Diferenca +508 mln €
Tabela 3 Ndarja e borxhit
Qeveria 4.3 mld €
Hua 3.3 mld €
Afat-gjatë 4.3 mld €
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bankat shqiptare kanë investuar më shumë se 940 milionë euro në Eurobonde të qeverisë
20 Shkurt, 07:47
-
Informaliteti i pagave, ekspertja e Ekonomisë: Nuk luftohet pa hequr korrupsion, BSH të vendos kushte për përdorimin e parasë kesh
19 Shkurt, 14:02
-
Banka e Shqipërisë ul përsëri interesin maksimal për kreditë konsumatorë, s’do jetë më i lartë se 71% deri në muajin korrik!
17 Shkurt, 20:25
-
Fatos Çoçoli: Shteti ka kthyer fytyrën nga bujqësia!
16 Shkurt, 10:46
-
“Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash! Ngadalësim në fund të 2024-s
14 Shkurt, 16:00
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa
13 Shkurt, 19:45
-
Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë këtë vit, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave, rritja e çmimeve do ishte më e lartë
13 Shkurt, 18:57
-
Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 348 milionë euro në sektorin bankar
10 Shkurt, 18:09
-
Rekord, 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024! Volumi i parasë cash u rrit me 300 milionë
9 Shkurt, 17:56
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
6 Shkurt, 11:50
-
‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
5 Shkurt, 17:05
-
‘Ekonomia në një model që nuk prodhon’, Gjokutaj në Report Tv: Të rriten të ardhurat, duhet të kishte politika vizionare
5 Shkurt, 15:42