ITALI- Në Itali gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 11,629 persona dhe janë regjistruar 299 viktima.

Në raport me ditën e ndjeshëm numri i infektimeve dhe i viktimave ka pësuar një ulje, pasi dje u raportuan 13.331 raste të reja dhe humbën jetën 488 persona.

Numri total i infektimeka shkuar 2,466,813, ndërkohë që ai i viktimave është 85,461 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Italia është një ndër shtetet evropiane më të prekura nga pandemia.

Vaksinimi në Itali ka nisur më datë 28 dhjetor si në shumicën e vendeve evropiane të pasura.

Ditën e fundit kryeministri i vendit, Giuseppe Conte përmes një positmi postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur i revoltuar lidhur me vonesën e shpërndarjes së dozave të vaksinave anti-COVID, Pfizer dhe AstraZeneca, duke theksuar se një gjë e tillë është e papranueshme.

Sipas tij një vonesë e tillë është shkelje kontraklule dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me ndikime të drejtpërdrejta në jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe në strukturën tonë ekonomike dhe sociale tashmë të ndjerë fuqimisht nga një vit i një pandemie.