GREQIA- Në Greqi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 671 persona dhe kanë humbur jetën 27.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rënie, pasi dje ishin 866, ndërkohë që edhe numri i personave që kanë humbur jetën është ulur pasi janë regjistruar 2 viktima më pak.
Numri i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi është 340.
Numri total i infektimeve ka shkuar 146688, ndërkohë që numri i viktimave është 5.354 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Ditën e sotme, në mediat greke ka qarkulluar edhe letra që i ka drejtuar kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Këshillit të Evropës për krijimin e një certifikate e cila do të përdoret si mjet prove për vaksinimin me qëllim qarkullimin më të lehtë brenda BE-së.
Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, ku janë marrë dozat e para të vaksinës Pfizer.
Pas miratimit nga Agjencia Evropiane e Barnave të vaksinës Moderna, në Greqi ditëve sotme kanë mbërritur 8 mijë dozat e para të saj dhe pritet të vijnë të tjera.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.7%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 1839
Lajme të tjera
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt, 20:18
-
Eduard Zaloshnja: Efekti i epidemisë dhe luftës në Ukrainë tek çmimet e konsumit
27 Shkurt, 15:13
-
OKB: Shqetësime të mëdha për shkak të trafikimit të qenieve njerëzore
25 Janar, 07:47
-
Studimet amerikane dhe britanike: Vaksinat mbrojnë kundër COVID-it afatgjatë
22 Janar, 20:45
-
XBB.1.5, nënvarianti i ri i virusit korona që po përhapet me shpejtësi
6 Janar, 10:06
-
COVID-19/ Dollenberg: Europa në gjendje stabël, Shqipëria të vendosë testin për udhëtarët nga Kina
5 Janar, 20:32
-
Pekini kundërshton testimin e detyrueshëm për pasagjerët kinezë
3 Janar, 17:56
-
Rritja e infektimeve me koronavirus, Britania e Madhe pritet të mbyllë kufijtë, ministri i Mbrojtjes: i frikësohemi mutacionit të virusit
29 Dhjetor 2022, 16:07
-
Gjermania në limitet e saj, mungesë mësuesish, edukatorësh e kujdestarësh shëndetësorë
26 Dhjetor 2022, 12:51
-
Si ndihmojnë rrjetet sociale protestat anti-Coronë në Kinë
16 Dhjetor 2022, 07:52