Ulet numri i shqiptarëve që tentojnë të kalojnë La Mansh-in! Mediat britanike: Pritet rritje e azilkërkuesve gjatë pranverës
Emigrantët e paligjshëm me gomone
Ka pësuar ulje numri i shqiptarëve të cilët zgjedhin të kalojnë në mënyrë të paligjshme përmes ngushtcës së La Manshit për të arritur në tokën britanike.
Mediat britanike kanë bërë me dije se numri i shqiptarëve krahasuar me mbërritjet e muajve të fundit, është ulur në mënyrë të ndjeshme. Sipas The Times of London, pritet që të ketë rritje të numrit të tyre gjatë muajve të pranverës. Kjo duke qenë se kushtet atmosferike, mund të rrezikojnë jetën e azilkërkuesve shqiptarë të cilët kërkojnë të kalojnë në kanalin La Mansh.
Kujdesi është shtuar duke parë tragjedinë e ndodhur ditë më parë ku 4 emigrantë të cilët tentuan të kalonin me gomone në kanalin La Mansh, humbën jetën tragjikisht. Ndërsa në mesin e të shpëtuarve,i hste edhe një shqiptar i cili fatmirësisht ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndryshe nga perceptimi dhe retorika se një e treta e atyre që kalojnë ilegalisht drejt brigjeve angleze janë shqiptarë, tanimë janë vetë burimet zyrtare britanike, që sipas The Times of London, theksojnë se ka një rënie të ndjeshme të numrit të shqiptarëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht gjatë muajve të fundit, nga 12 mijë në shtator në 13 mijë në total deri më tani.
Por këto burime nënvizojnë se pritet të ketë një rritje të kalimeve nga shqiptarët në muajt e pranverës nisur nga “tendenca sezonale” e lëvizjeve të shqiptarëve nga përvojat e viteve të kaluara përmes rrugëve të tjera ilegale si përmes kamionëve dhe mauneve apo përmes linjave ajrore pa pasur.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të enjten u mësua se 401 emigrantë të rinj janë pikasur të kalojnë me 8 gomone një ditë përpara tragjedisë.
Ndërkohë, kryeministri britanik, Rishi Sunak pas publikimit të lajmit se është arritur një marrëveshje mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare, tha se tre pikat kryesore të planit do të përqendroheshin në largimin e shpejtë të shqiptarëve që kishin kërkuar azil në Britaninë e Madhe.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit
11 Mars, 14:20
-
Has/ ‘Lagjja e Londrës’ në periferi të Krumës me të moshuar, djemtë ndërtuan vilat, por jetojnë në Britaninë e Madhe
9 Mars, 08:54
-
'Nuk është fundi i botës nëse SHBA tërhiqet nga NATO', ish- ministri britanik i Mbrojtjes kritikon Trump: T’i besosh Putinit është naivitet
8 Mars, 19:37
-
Londër/ Një burrë me flamur palestinez ngjitet në kullën 'Big Ben', policia mbyll urën Westminster
8 Mars, 18:02
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
7 Mars, 21:23
-
Liderët e BE dhe Zelensky mblidhen në Londër, Starmer: Plan paqeje për Kievin me SHBA! Von der Leyen: Riarmatosni Europën
2 Mars, 10:54
-
Trump e përzuri, kryeministri Starmer pret Zelenskyn në Downing Street: Do të qëndrojmë me ju deri në fund
1 Mars, 16:19
-
Donald Trump pret Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
27 Shkurt, 19:51
-
Mbretëria e Bashkuar zotohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje
25 Shkurt, 17:52
-
‘The Independent’: Shqipëria, kuti xhevahiri për pushime! Rama: 325 mijë vizitorë nga Britania e Madhe udhëtuan drejt Shqipërisë gjatë vitit 2024
20 Shkurt, 15:15
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41