‘Nuk do ketë më dhoma hoteli për ata’, Rishi Sunak prezanton tre pikat kryesore të planit për azilkërkuesit shqiptarë: Do largohen sa më shpejt

‘Nuk do ketë më dhoma hoteli për ata’, Rishi Sunak prezanton tre pikat kryesore të planit për azilkërkuesit shqiptarë: Do largohen sa më shpejt

Rishi Sunak, protesta e emigrantëve shqiptarë në Londër

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka reaguar disa ditë pas prezantimit të planit për depërtimin e azilkërkuesve shqiptarë që mbërrinin në Britaninë e Madhe me gomone nëpërmjet kanalit La Mansh.

Sunak shkruan në twitter se i ishte drejtuar departamentit kryesor britanik që merret me imigracionin dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Tre kërkesa të tij janë bërë ndaj zyrës së “Home Office”, ku kërkohet përshpejtimi i procesit të largimit të azilkërkuesve shqiptarë duke kërkuar edhe largimin e atyre që janë ndër të parët që kanë kërkuar azil. Gjithashtu kreu i qeverisë britanike bën me dije se nuk do të ketë më dhoma hoteli të caktuara për azilkërkuesit shqiptarë.

“Unë iu drejtova stafit të ‘UK HomeOffice’që po luan një rol jetik në dhënien e masave tona të reja për të trajtuar migracionin e paligjshëm, duke përfshirë: Përshpejtimin e largimit të azilkërkuesve shqiptarë Pastrimi i ngarkesës fillestare të azilit. Nuk do të jepen më dhoma hotelesh për azilkërkuesit”- shkruan Sunak në reagimin e tij.

Në 13 dhjetor, Sunak njoftoi arritjen e një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilët përbëjnë rreth 1/3 të të gjithë aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe. Sunak tha se Shqipëria konsiderohej si një vend i begatë dhe i sigurt dhe se Sunak shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova, jo vetëm një dyshim për këtë.

Gjithashtu, Sunak shprehet se qeveria është gjithashtu e përkushtuar që të nisë fluturimet për në Ruanda, për të dërguar azilkërkuesit atje (sipas planit të shpallur kur Boris Johnson ishte kryeministër). Ndërkohë kryeministri, Edi Rama tha se kishte qenë ai vetë që e kishte kërkuar një marrëveshje të tillë që në kohën kur Boris Johnson mbante postin e ministrit të Jashtëm, por vetëm Rishi Sunak mori përsipër të shtyjë më tej procesin.

Ky plan masash u bë i ditur pak ditë pas bisedës telefonike që Sunak zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe ka qenë tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’. Kjo nxiti reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku kërkuan që ministrja e brendshme, Suella Braverman t’u kërkonte ndjesë.

Disa prej politikave të ndërmarra nga Sunak pas nënshkrimit të marrëveshjes për kthimin e emigrantëve shqiptarë:

Përshpejtimi i kthimit të azilkërkuesve shqiptarë, të cilët përbëjnë një të tretën e atyre që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla.

Një Qendër e re, e unifikuar komanduese të varkave të vogla, për të rritur mënyrën se si kontrollohet kanali i La Manshit.

Dyfishimi i fondeve për Agjencinë Kombëtare të Krimit për të trajtuar krimin e imigracionit në Evropë.

Zhvendosja e 10,000 emigrantëve të paligjshëm nga akomodimet e shtrenjta të hoteleve në vende me kosto të ulët si parqet e pushimeve të papërdorura dhe ish sallat e studentëve.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë