Ulet numri i të shëruarve në 24 orë/ 147 raste të reja dhe 2 viktima! 8 fëmijë të shtruar te infektivi i Pediatrisë (VIDEO)

TIRANË- 8 fëmijë të prekur me COVID-19 janë të shtruar te spitali Infektiv i Pediatrisë! Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, teksa në total që nga fillimi i pandemisë 276 fëmijë janë infektuar. Ndërkohë në bilancin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije janë konfirmuar pozitiv 147 qytetarë, teksa 2 pacientë kanë humbur jetën.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Një lajm i keq është se kjo e martë ka sjellë një ulje të ndjeshëm të numrit të qytetarëve që kanë fituar betejën me COVID. Ndryshe nga javët e kaluara, kur kjo shifër i kalonte rasteve ditore, sot janë shëruar 53 qytetarë.

Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.  Ministria e Shëndetësisë vë thekin në zbatimin e masave, aq më tepër kur dhe pak nis shkolla.

"Ruani distancën me të tjerët; Maska duhet të mbahet patjetër në ambientet e mbyllura dhe kudo ku distance nuk ruhet dot;Higjiena e duarve dhe ajo respiratore është e rëndësishme. Me rikthimin e shkollave ky moment merr një rëndësi të veçantë për kontrollin e infeksionit, prandaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe njëherë se zbatimi i rregullave duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë", përfundon apeli i Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.

COVID-19 – Statistika (8 Shtator 2020)
Testime totale 69558
Raste pozitive 10553
Raste të shëruara 6239
Raste Aktive 3993
Humbje jete 321 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2121
Durrës  458
Shkodër  321
Lezhë 227
Elbasan  173
Korçë 150
Vlorë 138
Kukës 130
Fier 130
Berat 77
Dibër 34
Gjirokastër 34

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 08/09/2020 19:35

    A perben rrezik per hapjen e shkollave meqe paskan filluar shtrimet ne pediatria, te pakten na thoni nje fjale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës