ELBASAN- Në një kohë kur ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ka filluar punën për restaurimin dhe riorganizimin e zyrave të punës, në qytetin e Elbasanit niveli i papunsisë paraqitet në shifra alarmante. Pas mbylljes prej vitesh të shumë prej ndërmarrjeve në brëndësi të Kombinatit Metalurgjik, të shumtë ishin banorët e këtij qyteti që ngelën të papunë. Në rrugët e Elbasanit, dëshpërimi dhe humbja e shpresave është e dukshme në shikimet e shumë prej qytetarëve. Rruga “1 Maj” e cila ndodhet në qëndër të qytetit, është kthyer në një vend shprese për qindra kryefamiljarë që vërtiten çdo mëngjes në kërkim të një pune, ndërkohë që numri i punëkërkuesve në zyrën e Punës, rritet çdo ditë e më shumë.
Të dhënat e paraqitura nga INSTAT dhe Bashkia e Elbasanit janë kontradiktore. Sipas INSTAT, niveli i papunsisë në këtë qytet paraqitet në masën 16.2 %. Ndërkohë këto të dhënë hidhen poshtë nga Bashkia Elbasan, sipas së cilës numri i të papunëve është rreth 30 %. Duke ju referuar sërish të dhënave të marra nga ky institucion, janë 2400 familje të cilat përfitojnë nga ndihma ekonomike. Shqiptarja.com ka mësuar se numri i kërkesave për të përfituar ndihmë ekonomike është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, por për shkak të konstatimeve të bëra me abuzuesit që përfitonin në mënyrë të padrejtë ndihmë ekonomike, dhënia e saj është bërë pas verifikimesh strikte.
Pjesën më të madhe të papunëve në qytetin e Elbasanit e përbën grupmosha 40-60 vjeç, që nga ekspertët shpjegohet me faktin që kjo grupmoshë përfaqson pjesën më të madhe të puntorëve të ish-kombinatit Metalurgjik. Shifra alarmante janë edhe ato të punësimit të të rinjve të grupmoshës 20-30 vjeç, ku 58 % e tyre janë të papunë. Mundësitë që një i ri të punësohet në Elbasan janë fare minimale. Zhytja e qytetit në një varfëri ekstreme, ka stimuluar hapjen e pikave të lojrave të fatit të cilat krahas punësimeve minimale që kryejnë, shtojnë problemet ekonomike dhe sociale në qytet.
Elbasani futet në listën e zezë të qyteteve me nivelin më të lartë të papunsisë në vend. Mungesa e investimeve dhe aktivitetet e pakta të biznesit, kanë bërë që këto shifra të vijnë gjithmonë në rritje. Ditët e fundit investimi që është premtuar se do të realizohet për rikonstruksionin e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, ngjalli një farë interesi tek qytetarët. Disa prej bizneseve pranë stadiumit, kanë filluar të bëjnë ndryshime për të përfituar sado pak nga ky investim i qeverisë shqiptare.
Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com