Ulet taksa për mbetjet,propozimi
i LSI për gazin ende pa përgjigje

Ulet taksa për mbetjet,propozimi<br />i LSI për gazin ende pa përgjigje
Ministri e Financave dhe Kuvendi po shqyrtojnë propozimin e LSI për të mbajtur të mos rritur çmimin e gazit për mjetet.
 
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe tha se mendimi i kërkuar nga LSI është ende në shqyrtim këto institucione.

Propozimi i LSI për të anuluar vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm për makinat nuk ka marrë ende një përgjigje përfundimtare.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi paketën e re fiskale për vitin 2017, duke vendosur të ulë nga 50 lekë në 1 lek kilogrami taksën e ambalazhit për mbetjet që grumbullohen brenda vendit.

Në total fondet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve në favor të mbështetjes së bizneseve arrijnë në 1 milionë dollarë.
 
Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ka ftuar sot të gjitha bizneset të përfitojnë nga ky fond përmes programeve që ofron kjo agjenci si për ata që kanë ide për të hapur një kompani të re, por edhe për të përmirësuar më tej aktivitetin.
 
Ekonomi ishte e pranishme në eventin e ndarjes së ccmimeve për idetë konkurruese, ku përfituan mbështetje financiare disa projekt-biznese.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai