Uliks Fehmiu: Artistët bashkojnë
popujt para konjukturave politike

Uliks Fehmiu: Artistët bashkojnë<br />popujt para konjukturave politike
“Romeo dhe Zhuljeta” shfaqja e përbashkët shqiptaro-serbe e regjisorit Miki Manojloviç po promovohet këto ditë në Tiranë me një seri aktivitetesh. Të luash “Romeo e Zhuljeta” me aktorët serbë e shqiptarë nuk është e lehtë. Mes dy popujve janë plagët e luftës. Por regjisori serb Miki Manojloviç ka menduar një realitet tjetër. 

Ka bashkuar aktorët serbë dhe kosovarë në shfaqjen e përbashkët “Romeo dhe Zhuljeta” që u shfaq në Beograd kohë më parë e tashmë edhe në Tiranë. Të mërkurën, në sallën COD të kryeministrisë, regjisori ka shfaqur dokumentarin “Ekuacion me një të panjohur” mbi realizimin e shfaqjes serbo-shqiptare.

Pas dokumentarit u organizua edhe një tryezë dialogu me moderimin e Ema Andreas me praninë e regjisorit serb Miki Manojloviç, regjisorit kosovar Jeton Neziraj dhe me pjesëmarrjen e aktorit Uliks Fehmiu, djali i aktorit hollivudian, Bekim Fehmiu. 

Miki Manojloviç një nga aktorët e regjisorët më të mirë në Serbi rrëfeu zanafillën e idesë së tij. “Serbia dhe Shqipëria janë shumë larg njëra-tjetrës, ndryshe nga çfarë ndodh me Romeon dhe Zhuljetën në Veronë, që edhe pse janë dy raca të ndryshme, ata e duan dhe e kuptojnë njëri-tjetrin. Pra gjëja më e rëndësishme në shfaqjen tim është sesi këto gjuhë miqësohen me njëra-tjetrën, duke u bërë një.

Pra qenka e mundur që të bashkohen. Ajo që më bëri të nisja këtë projekt është se ne jetojmë në një vend ku i respektojmë shumë shqiptarët, unë vetë i kam pasur fqinj shqiptarët në Beograd. Përjashtimi i njërit-tjetrit, është një ide e gabuar. Me këtë nuk dua të them që të harrohen ato që kanë ndodhur. Por nuk duhet të ngremë as mure mes kombeve tona.” Tha regjisori i njohur serb. 

Aktori, Uliks Fehmiu, djali i aktorit të mirënjohur Bekim Fehmiu shprehet se ka shumë arsye që bashkëpunoi në tragjedinë serbo-shqiptare “Romeo dhe Zhuljeta”, duke u shprehur se babai i tij qe një shembull i bashkëpunimit mes dy popujve si artist.

“Urrejtja është temë e përhershme ndërmjet popujve, shteteve dhe familjeve. Por, kjo është një dramë edhe për dashurinë, e cila është e përhershme.

Ndaj janë artistët ata të cilët i drejtojnë të parët urat e rrënuara që kanë lidhur popujt, nuk mundn të pritet shumë prej konjukuturave politike. Larg konjukturave politike aktorët dhe regjisori i Romeo e Zhuljetës kanë treguar sesi mund t’i jepet dashurisë dhe tragjedisë një frymë e re”, tha aktori Fehmiu .

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
 



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm