Uliks Fehmiu, në Prishtinë për
shfaqjen "Pengjet e Bekimit"

Uliks Fehmiu, në Prishtinë për<br />shfaqjen "Pengjet e Bekimit"
Ai ka shkuar në Prishtinë për të realizuar atë ëndërr që i ati Bekim Fehmiu s’e kishte arritur dot. Aktori Uliks Fehmiu, 46 vjeç, këto ditë është kthyer nga Nju Jorku (ku banon) në Prishtinë për të ngjitur në skenë një bashkëprodhim teatror midis Kosovës e Serbisë. Bëhet fjalë për shfaqjen e premierës “Romeo e Xhuljeta”, të realizuar me regji të Miki Manojloviçit. Kjo pjesë luhet në serbisht, shqip dhe anglisht dhe pas premierës së Beogradit, pjesë e projektit ishte shfaqja e Prishtinës. Regjisori Manojloviç ka pohuar se më pas “Romeo e Xhuljeta” do të luhet në skenat e vendeve të tjera të Ballkanit, duke e konsideruar shfaqjen si urë dialogu mes serbëve dhe shqiptarëve. “Kanë më shumë rëndësi se fjalët të bërit diçka së bashku. Nëse ne vetëm flasim për pajtimin, mbeten vetëm fjalë.”, thotë regjisori i “Romeo e Xhuljetës”, Manojloviç.

Tragjedia shekspiriane “Romeo dhe Zhulieta” luhet në skenë nga aktori shqiptar, Alban Ukaj në rolin e Romeos dhe serbja Milica Janevski që luan Zhuljetën. Ukaj, 34 vjeç, ishte student në Prishtinë gjatë luftës dhe ka përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shpërthimet, edhe pse ai tani jeton në Sarajevë. Për të pasqyruar ndarjen e thellë të Serbisë dhe Kosovës, Romeo dhe Montagët luhen nga shqiptarët e Kosovës, ndërsa Zhuljeta dhe Kapuletët luhen nga serbët. Prodhimi është parë si një shans për dialog dhe pajtim në rajon. Bashkëproducenti Jeton Neziraj është shprehur gjatë hapjes së premierës një muaj më parë në Beograd se “Unë mendoj se kjo simbolikisht do të shënojë fundin e konfliktit Serbi-Kosovë”. Pas gjakderdhjeve dhe tensionit me Serbinë, Kosova e shpalli veten të pavarur në vitin 2008, por armiqësia dhe grindjet politike mbetën pas. Me shkak ngjarjen historike, dy organizata të teatrit me qendër në Beograd “Radionica Integracije” dhe me qendër në Prishtinë “Qendra Multimedia” morën iniciativën që serbët dhe shqiptarët e Kosovës të angazhohen e të punojnë së bashku, të paktën në skenë.

Ndërkohë, personazhi Friar Laërence luhet nga Uliks Fehmiu, djali i aktorit shqiptar Bekim Fehmiu dhe aktores serbe Branka Petriç. Kur u ngjit premiera në Beograd në fillim të prillit, gazeta britanike “The Guardian”’ bëri një artikull që titullohej “Të marrësh borxh krahët e Cupid-it”. Mes të tjerave aty shkruhej se “Romeo dhe Zhulieta” ndihmon shërimin e plagëve nga lufta e Kosovës” dhe tragjedia e Shekspirit që “ka bashkuar” serbët dhe shqiptarët. “Më shumë se 15 vjet pas konfliktit të ashpër, një skenë e tragjedisë së Shekspirit sjell kosovarët dhe serbët së bashku për të nxitur pajtimin”, shkroi “The Guardian”

Uliksi këto ditë është në Prishtinë për provat e shfaqjes, ku ka thënë se do të flas edhe shqip. I rrethuar nga miqtë në Prishtinë, Uliks Fehmiu kujton me nostalgji ditët e fëmijërisë, kur bashkë me të atin vizitonte familjen në Prishtinë. Mes të tjerave pohojnë burime nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Uliks Fehmiu ka rrëfyer edhe për pengjet që Bekimit i kishin mbetur në zemër. “Babait i ka mbetur peng që nuk luajti një rol në gjuhën e tij amtare, dhe që nuk pati dot më shumë lidhje me njerëzit e vet”, ka thënë Uliksi. Në vitet ‘90 Uliks Fehmiu emigroi në SHBA duke ndjekur karrierën e aktorit në filma dhe teatro.


Shkrimi u publikua sot (17.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print

Redak
sia Online
(k.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023