Me uljen e temperaturave dhe fillimin e ngricave që janë krejt normale në zonat malore gjatë dimrit, rreziku i aksidenteve bëhet edhe më i madh.

Si pasojë e ngricave në Maqellarë afër Peshkopisë, një makinë tip  Ford ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur por vetëm dëme materiale.

Dalja e makinës nga rruga ka ndodhur në vendin e quajtur përroi i Melanit.