Ulja dhe ngritja e euros, ekspertja në Report Tv parashikon si do jetë kursi i këmbimit në muajt e ardhshëm: Rënia nis në fund të qershorit, vijon deri në gusht

Rënia e euros kishte shënuar një minimum historik duke zbritur në 110.73 lekë por këtë javë pas përfundimit të zgjedhjeve euro ka nisur rimëkëmbjen e shpejtë.

E ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj  paralajmëroi se në muajt në vijim euro do të vazhdojë të qëndrojë në të njëjtën njëtrajtshmëri me një rënie në periudhat e sezonit të verës.

“Euro do vijoje të ketë të njëjtën njëtrajtshmëri kursi këmbimi, me luhatje më të ulët në rënie në periudhat fund qershori fillim korriku dhe më e dukshme do të jetë në gusht. Pas shtatorit edhe veprimet e Bankës së Shqipërisë do të jetë më e dukshme për të arritur një ndryshim në forcimin e euros”, tha Nunaj.

Ndërsa mbi luhatjen, pra uljet dhe ngritjet e shpeshta të euros në muajin e fundit ekspertja e ekonomisë shpjegoi shkaqet dhe pasojat që priten në muajt në vijim.Nunaj tha se rritja drastike e euros para 14 majit, është ndikuar nga disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

“Së pari janë dy faktorë që do t’i analizojmë si faktorë te brendshëm dhe faktorë të jashtëm, pavarësisht faktorit të jashtëm në këtë rast është rënia e monedhës euro, kundrejt monedhës kryesore për transaksione në gjithë botën që është dollari dhe kjo rënie reflektohet në të gjitha kurset e këmbimit që euro ka me monedhat e tjera. Në rastin e Shqipërisë ka një efekt më të vogël po ta krahasojmë më faktorët e brendshëm që lidhen me kërkesë shumë të madhe që ka tregu shqiptar për përdorimin e euros, kjo bën që monedha e euros të jetë më e madhe sa çfarë duhet të ishte realisht. Në këtë rast duke qenë se kemi një nivel shumë të lartë të parasë euro në qarkullim ,duke qenë se kemi nivel të lartë të informalitetit të euros po edhe lekut, ky informalitet zvogëlon çdo efekt të politikave qe merr Banka e Shqipërisë  për të stabilizuar kursin e këmbimit dhe tërësinë  e politikave ndërkombëtare” u shpreh ekspertja.

Sot, 1 euro këmbehet me 111.67 lekë.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb