Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Falë reformave, kemi lënë prapa çdo vend të rajonit për prodhimin e energjisë solare

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në ambientet e OSHEE-së çmimin e ri të energjisë elektrike, e cila nga 1 shkurti do ulet në 8.4 lekë për ata që konsumojnë deri në  700 këh. Rama thotë se falë reformave në sektorin energjitik Shqipëria ka lënë mbrapa çdo vend të rajoni për prodhimin e energjisë solare. 

'Po përsëris fakte që nuk dalin zakonisht se portalet dhe ekranet janë më të interesuara për spektaklin e gjysmë vërtetave dhe thertoren publike të gjithë personazheve publikë. Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse me shtrëngimin e një hapësire tërësisht të shqyer që gjetëm ku gjysme nuk e paguante dhe e vidhte. Falë incentivave, jo vetëm e para në rajon për vetë prodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i fundit. Prodhojmë 169 mgë energji elektrike nga subjekte private familjare.

Në vendin e dytë Serbia me ¼  e prodhimit. Pastaj Kosova, Mali i Zi, Maqedonia janë bashkë. 3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në gjithë sektorin energjitik lufta në Ukrainë. Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot e ka 10%', thotë Rama.


Lajmi kryesor:

Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur