Ulja e inflacionit, nuk ndryshon norma bazë e interesit! Sejko: Ekonomia tendencë rritëse, 4% në fund të 2022

TIRANË- Tendenca rënëse e inflacionit dhe rritja më e shpejtë ekonomike e vendit prej 4% në fund të vitit 2022 ka nxitur Këshillin Drejtues të Bankës së Shqipërisë të mos ndryshojë normën bazë të interesit në nivelin 2.75%.

“Këto tendenca pritet të vazhdojnë edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm. Në veçanti, përditësimi i parashikimeve rikonfirmon pritjet tona se inflacioni do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Për sa më sipër Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%;të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%”, u shpreh guvernatori, Gent Sejko. 

Guvernatori Sejko tha se ulja e inflacionit u pasqyrua në rënien e çmimit të naftës, të disa artikujve ushqimore, por edhe me rritjen e pagave e punësimit

“Punësimi u rrit me 4.2%, shkalla e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6% dhe paga mesatare në sektorin privat u rrit me 12.3% në tremujorin e tretë. Ecuria pozitive e tregut të punës krijon premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por sinjalizon edhe për rritje të shpejtë të kostove të prodhimit dhe presione mbi çmimet e konsumit”, tha Sejko.

Pavarësisht ecurisë pozitive, presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Sejko theksoi se normalizimi i mëtejshëm i qëndrimit ndaj politikës monetare, mbetet një masë e nevojshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Madoff: 01/02/2023 18:19

    mos u nxito hej burre, pirt njehere te dale vendimi FedRev sot pasdite (me oren e USA) se po flitet se do te kete rritje te normes dhe me 0.25%. ata jane ustallaret e ekonomise dhe ata komandojne tregun global. 2023 do jete recesion ekonomik (kete e thone ekonomistet e botes) por ju ne fakt keni hallin qe Ramushi te fitoje zgjedhjet pastaj ja plasni rritjes se normes. Loqe

    Përgjigju
  • Toni: 01/02/2023 17:50

    Ku e pe uljen e inflacionit o gomar? Cmimet vazhdojne te rriten. Federal Reserve, ECB,BOE,BOC etj vazhdojne rritjen e interesave per te luftuar inflacionin, ky idioti thote qe nuk do i ngrejme. Mjere kete popull kush e udheheq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bukuria e rrezeve Gama në Univers

Bukuria e rrezeve Gama në Univers