Ulja e numrit të aksidenteve,
qeveria ndryshon Kodin Rrugo

Ndërsa aksidentet po vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, qeveria ka ndërmarë një sërë masash për të ulur numrin e tyre. Në ndryshimet që janë bërë në projekt ligjin për ndryshime në Kodin Rrugor duhet që të gjithë kandidatët për lejedrejtimi të bëjnë kontrollin shëndetsor dhe psikik.
 
“Sistem i ri i lejeve të drejtimit do të konsistojë në zbatimin e sistemit të pikëve për lejete drejtimit, duke synuar kështu rritjen e përgjegjshmërisë së drejtuesve”, theksohet në njoftimin e qeverisë.
 
Ndryshimet në Kod do të detyrojnë drejtuesit të pajisin mjetet me ndenjëse të posaçme për transportin e fëmijëve deri në 12 vjeç.
 
Si pjesë e masave të marra për uljen e numrit të aksidenteve gjithashtu janë rritur gjobat për ata që prishin sinjalistikën rrugore.
 
Dëmtimet, shkarravitjet apo çdo shënimi në sinjalitikën rrugore ka rezultuar të ketë ndikim direkt në sigurinë rrugore, prandaj  me ndryshimet e miratuara nga qeveria të Kodit Rrugor përfshijnë dhjetëfishimin e gjobave ndaj atyre që bëjnë këto shkelje. Gjithashtu krijimi i zonave të shërbimit të pautorizuara me akses në rrjetin rrugor dhe lidhjet hyrëse dhe dalëse të pautorizuara në objekte apo territore që lidhen me sistemin rrugor, kanë qenë një nga burimet kryesore të aksidenteve në rrugë, prandaj edhe masat administrative me gjobë do të 10 fishohet për kundravajtësit e kësaj natyre.
 
Edhe vendosja e çdo lloj reklame në perimetrin rrugor, veprim i cili me ndryshimet në Kodin Rrugor do të ndëshkohet më gjoba katërfish të atyre aktuale. Për më tepër subjektet apo individët kundravajtës do të detyrohen të paguajnë dëmete shkaktuara të infrastrukturës rrugore.
 
Sipas Ministrisë së Transporteve në vitin 2013 u regjistruan 773 aksidente të rënda, ndër të cilat 295 ishin fatale.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA