Me uljen e lehtë të rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi në Itali, shumë qytetarë kanë mbushur sheshet e Milanos dhe Romës.
Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga mediat italiane, qytetarët janë pa distancë sociale ku shumë prej tyre nuk kanë vendosur as maskë.
Në të njëjtën kohë nga nesër, 16 rajone italiane do të jenë një "zonë e verdhë", me lehtësimin e masave kufizuese.
Sidoqoftë, Ministri Italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, theksoi se "duhet ende shumë kujdes, në mënyrë që të mos ketë asnjë pengesë dhe përparimi i bërë në javët e fundit të mos humbasë".
Sipas mediave italiane, paralajmërimi i Speranza-s dhe shqetësimi i tij i dukshëm janë për faktin se, sot, në Milano dhe Napoli, turma njerëzish u dyndën në disa rrugë kryesore.