Ulja e temperaturave ka sjellë ngricat e para në vendin tonë, ku konkretisht në aksion rrugor Korçë-Goricë, në Qafë Bigëll, ka prezencë të akullit.
Për këtë Policia Rrugore u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë këtij aksi dhe të pajisen me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.
Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme.
Policia shprehet se në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur dhe shërbimet e policisë do të jenë në gadishmëri dhe në ndihmë të tyre.
Ca eshte kjo shprehja "policia u ben thirrje" ?! Duhet ligj more, ashtu si per rripin e sigurimit apo per perdorimin e celularit ne timon, te jete ligj me mase ndeshkimore per ata qe udhetojne ne lartesite mbi 150-200 metra , dhe nga 15 nentori, deri me 15 prill te perdoren me detyrim goma dimri, ka apo nuk ka prezence debore apo akulli. Dhe te kene gjithmone me vete zinxhire, qe ne rast reshjesh debore te vendosen.. Mos shkoni me larg, por mjafton ne vendet qe na rrethojne, Mali i Zi, Kosove dhe Maqedoni..
Përgjigju