Ulje drastike e shifrave të COVID, 69 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ulje drastike e shifrave të COVID, 69 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Kjo e hënë ka shënuar një ulje drastike të shifrave të COVID, shifra më e ulët për këtë vit. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 69 raste të reja dhe vetëm 1 humbje jete. Ka ndërruar jetë një 69 vjeçar.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç ngaTirana e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër".

Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital".

Statistika (26 Prill 2021)

Raste të reja ditore        69

Të shëruar në 24 orë      737

Të shtruar në spitale      147

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                994

Testime totale             627,983

Raste pozitive             130,606

Raste të shëruara       106,465

Raste Aktive                 21,762

Humbje jete                  2,379

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16993

Fier      1800

Durrës  648

Shkodër      554

Gjirokastër   389

Korçë    495

Vlorë    270

Elbasan   126

Kukës     204

Dibër    141

Berat       93

Lezhë     41

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille