TIRANË - Reshjet e dëborës kanë nisur tashmë në verilindje dhe juglindje të vendit. Qarku i Dibrës, Kukësi dhe Korça janë mbuluar nga dëbora. Po ashtu dëbora pritet të zbardhë një pjesë të konsiderueshme të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, ndërsa do të kemi rënie drastike temperaturash deri në disa gradë nën zero.

Një lajm të tillë e pohon edhe Elsona Gjoni, sinoptikane në Shërbimin Meteorologjik Ushtarak.
Gjoni tregon në një intervistë telefonike për Report TV tregon sesi do të jetë situata meteorologjike gjatë ditëve në vijim.

"Në vendet e ulta dhe pjesën veri-lindore, jug-lindore të territorit dita e nesërme parashikohet të gdhij edhe me reshje dëbore, këto me intensitet më të lartë do të jenë në pjesën veri-lindore dhe jug-lindore të territorit ndërsa në kryeqytet në lartësitë mbi 150 m do të ketë edhe reshje dëbore kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe deri në orët e para të ditës. Për sa i përket temperaturave nesër parashikohet të kenë një rënie të ndjeshme kryesisht në vlerat e tyre minimale dhe më konkretisht parashikohen të jenë në vendet malore -6 -1 madje do të ruajnë vlera negative dhe në orët e mesditës ndërsa në vendet e ulëta -3 5 gradë dhe bregdeti -1 deri në 7 gradë celcius. Për sa i përket pastaj fillimit të javës dita e hënë do të ndikojë nga masa ajrore të ftohta kontinentale të cilat do të sjellin një mot kryesisht me kthjellime në Ultësirën Perëndimore ndërsa në veri-lindje dhe jug-lindje të territorit do të ruhen një sistem vranësirash të përkohshme me reshje të izoluara në formën e dëborës. Është për të theksuar se do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të cilat do të prekin vlera disa gradë nën 0 të cilat do të bëjnë prezentë gjatë ditës madje dhe ngricat në pjesën më të madhe të territorit", - u shpreh Gjoni.
/Shqiptarja.com

FOTO