Amnistia për zyrtarët e korruptuar? Manja i përgjigjet Bashës: Nuk përfitojnë nga veprat që po gjykohen në GJKKO! Të dënuarit përfitojnë ulje

Tirane- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se aministia penale do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar.

Ulsi Manja deklaron se nuk ka asnjë amnisti nga ndjekja penale për asnjë nga çështjet dhe lënda që është sot në duart e prokurorisë së Posaçme dhe të GJKKO-së  

Po kështu sqaroi se në draftin paraprak të qeverisë ishte përjashtuar nga ulja e dënimit kategoria e të dënuarve nga GJKKO, por më pas me propozimet që mbërritën komisionin e ligjeve u pranua të bëheshin ndryshime

“Dua të jem i qartë që në fillim, ka amnisti nga dënimi dhe jo amnisti nga ndjekja penale. Kemi ndjekur traditën e ndjekur më herët. Një nga propozimet ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia por ulje dënimit të jenë edhe ata të dënuar nga gjykata e posaçme. Më lejoni të them që amnistia është mbi dënimin e veprat e nuk lidhet me kompetencën e gjykatës me të cilën është dënuar personi.  Megjithatë në variantin e qeverisë e kishim përjashtuar këtë kategori të dënuarish nga ulja e dënimit por ama ekspertiza e komisionit të ligjeve që kujdeset për të siguruar dhe parimin e barazisë para ligjit ne dhamë dakordësinë për këtë amendament.  

Manja ndër të tjera la të hapur dhe mundësinë e ndryshimit.

'Kjo nuk do të thotë se jemi reflaktar në këtë drejtim, sepse qëllimi jonë ka qenë i qartë.  Pres reflektim”- tha Manja.

Manja, i cili e argumentoi pranimin e amendamentit me barazinë e qytetarëve para ligjit, ftoi të gjithë deputetët për votë pro.

“Një nga propozimet që ka pasur në komisionin e ligjeve ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia por përfitojnë ulje dënimi të përfshihet kategoria e të dënuarve nga GJKKO me vendim të formës së prerë. Argumenti i deputetëve ka qenë që përmes këtij parimi të sigurohet neni 18 pika 1 e kushtetutës barazia para ligjit, sepse i njëjti i dënuar për të njëjtën vepër nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm, i ulet një vit për burrat dhe 1.5 vite për gratë e të miturit dhe i njëjti nuk përfiton nga ulja e dënimit nëse është dënuar nga Gjykata e Posaçme. Do të më vinte keq nëse vota e deputetëve të Shqipërisë do të ishte kundër”- tha Manja.


Lajmi kryesor:

Amnistia penale nesër në Kuvend, Basha kusht: Falni protestuesit! Po lironi zyrtarët e korruptuar! Manja: S'ka falje por ulje dënimi! Pres reflektim


S.G/B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë