Ultimatum për Mustafën edhe nga Fatmir Limaj
Edhe deputeti i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj, i ka dhënë ultimatum kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës, për të shkarkuar ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.
Edhe deputeti i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj, i ka dhënë ultimatum kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës, për të shkarkuar ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.
Përmes një shkrimi të publikuar në facebook, Limaj kërkon që Jabllanoviq të shkarkohet para të mërkurës, ditë kjo kur është paralajmëruar edhe protesta e radhës e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje dhe e përkrahur nga AAK-ja dhe Nisma.
“z.Kryeministër po ju bëj edhe njëherë thirrje, shkarkojeni Ministrin Jabllanoviq para protestës. Kryeministër përderisa të gjithë pa përjashtim, vendor e ndërkombëtar në deklarimet e tyre publike e kanë cilësuar që deklarata e ministrit Jabllanovic ka qenë ofenduese/fyese dhe raciste (e unë besoj se edhe ju e cilësoni të tillë) atëherë pse ju po hezitoni për ta shkarkuar”, ka shkruar Limaj në facebook.
Kërkesat për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe kthimin e ndërmarrjes “Trepça”, sipas Limajt nuk janë kërkesë vetëm e atyre që po dalin në shesh, por sipas Limës, kjo është kërkesë e shumicës së qytetarëve të Kosovës, edhe pse ata nuk po e manifestojnë këtë përmes protestimit.
“Kam lexuar në media se keni deklaruar “Nuk do të dorëzohemi para kërkesës së protestuesve”. Siç e thashë edhe më lartë përderisa të gjithë pajtohemi se deklarata e ministrit ishte ofenduese dhe raciste, se pasuritë e Trepçës janë të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe duhet të mbesin të tilla, atëherë për çfarë “dorëzimi” e keni fjalën??? Adresim shumë i gabuar z.Kryeministër”, shkruan Limaj.
Më poshtë, Limaj shkruan se këto protesta kanë ardhë si pasojë e vonesave dhe hezitimit të Mustafës, për të marrë masa për shkarkimin e Jabllanoviqit.
“Kur jemi te ” dorëzimi”, z.Kryeministër kurrë mos u dorëzo para atyre që kanë kërkesa të kundërligjshme, kërkesa kundër rendit kushtetues të vendit tonë dhe çdo kërkesë tjetër e cila është në kundërshtim me vullnetin e shumicës se qytetarëve të vendit tonë, e për këtë do ta kesh gjithmonë mbështetjen time dhe besoj edhe të gjithë të tjerëve”, ka shkruar Limaj./KosovaPress/
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2534
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18