Ushtria e Algjerisë ka kërkuar që presidenti Abdelaziz Bouteflika të largohet nga posti pasi është shpallur i papërshtatshëm për postin që mban.
Vetë presidenti tashmë ka pranuar të mos qëndrojë për një mandat të pestë në zgjedhjet e ardhshme që tashmë janë shtyrë.
Në Algjeri kanë nisur bisedimet për një tranzicion politik dhe për të hartuar një kushtetutë të re, e cila do të caktojë datën e zgjedhjeve.
Protestat kundër Bouteflika filluan muajin e kaluar edhe pasi presidenti, ka pranuar të mos qëndrojë më në pushtet, duke kërkuar kështu ndryshime të menjëhershme.
Komente










