Ultimatumet e një kryetari shteti

Ultimatumet e një kryetari shteti

Ilir Meta

Gjithçka e ka një fund, ashtu sikurse pushteti apo dhe marrëzia. Dje kryetari në detyrë i shtetit, Ilir Meta përmes zëdhënësit të tij i ka dhënë ultimatum qeverisë dhe Parlamentit, duke i kujtuar se “keni afat deri në 2 Mars për të kthyer rrugë, ndryshe …..”. Ky në fakt është kulmi i kulmeve, kulmi i durimit, dhe caku i fundit që një shtet ligjor mund të tolerojë një kryetar shteti, që ka vendosur t’i imponohet me të gjithe mjetet dhe mundësitë, qeverisë, Parlamentit, institucioneve, dhe më skandalozja edhe faktorit ndërkombëtar.

Duke i rënë “dritares të dëgjojë pragu”, pra duke i dhënë ultimatume Ramës, Ruçit apo dhe Ballës, të dëgjojnë ambasadorët, në fakt zoti Meta kërkon të hapë vëmëndjen diku tjetër. Kërkon të imponohet ndaj komisionit të hetimit, ndaj krijimit dhe funksionimit të SPAK-ut, ndaj vendimeve dhe ligjeve të reja të miratuara me shumicë votash për të ndalur hakmarrjen e tij, e për ti treguar ndërkombëtarëve se, “ky vend deri dje nuk ka patur president, sot ka, dhe ky jam unë”.

Në fakt zoti Meta ka kohë që bën akrobacira kushtetuese, ka kohë që luan me ligjet, dhe mundësinë e “dekreteve”, luan me nervat e shqiptarëve. Dhe kjo ka nisur qysh para 1 viti e gjysëm, dhe ka gjasa të vazhdojë deri në 2 Mars, kur ai me penë në dorë, do të dalë para miringashëve për të firmosur “dekretin” magjik. Duke parapergatitur terrenin, dhe duke paralajmëruar se “në 2 Mars do të vendoset drejtësia”, zoti Meta po tregon se hallin më të madh e ka patur dhe e ka akoma, pikërisht tek drejtësia.

Duke thirrur me të madhe se “drejtësia është e kapur”, dhe duke kujtuar me nortalgji kohën kur “drejtësia ishte nën diktatin e politikës” në fak ai po kërkon me ngulm të prishë nga themelet atë që ka arritur Vettingu, Parlamenti dhe faktori ndërkombëtar. Ultimatumet e zotit Meta nuk i shkojnë për shtat një burri shteti, aq më tepër mbështetja dhe dalja hapur në mbështetje të ish-opozitës.

Edhe pse duket sheshit se zoti Meta, kërkon me çdo kusht të bëhet pas 2 Marsit “lideri opozitarist”, duket se ky shans nuk do t’i jepet kurrë. Kjo për faktin se jo vetëm LSI, gjendet në ditën e saj më të keqe si parti, por edhe për faktin se brënda vetë Partisë Demokratike ka nisur tashmë reaksioni ndaj qasjes dhe veprimeve të tij.

Shumica e zyrtarëve dhe drejtuesve në SHQUP, po e shohin kryetarin aktual të shtetit, si njeriun që po kërkon të shpëtojë vehten nga shkarkimi, dhe si njeriun që po tenton të implikojë edhe PD në aksionin e tij, dhe jo një “aleat” të denjë dhe të besueshëm në rrugën e gjatë deri në marrjen e pushtetit.

Ultimatumet e zotit Meta, tregojnë ankthin dhe hallin e madh që ka ai, në raport me të vërtetat që po zbardh çdo ditë komisioni parlamentar i hetimit.

Ai është i sigurtë se shkarkimi i tij, është çështje kohe, ndaj dhe ka zgjedhur qëllimisht të shkaktojë në kohën e gabuar, (pasi vendi gjendet në situatë emergjence për shkak të tërmetit) kaos dhe anarshi, me synimin që mund të tërheqë sado pak vëmëndjen edhe të ndërkombëtarëve.

Mbështetja që SHBA dhe BE, po i japin reformimit të sistemit të drejtësisë, por dhe procesit të rindërtimit , janë mjaftueshëm një përgjigje e merituar edhe ndaj “ultimatumeve” të zotit Meta. Kaq mjafton që 2 Marsi, të mbetet një ditë e zakonshme për çdo shqiptar, përveç atyre që kreu i shtetit ka të punësuar brënda oborrit të tij “presidencial”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 22/02/2020 15:06

    Ilir Meta freshen duhet te ja beje gruas Iliri eshte dhunuar moralisht dhe politikisht nga bashkeshortja e tije.Imazhi I gruas Ka Rene poshte si asnjehere tjeter,gjuajtja me cizme ne parlament qe fatale per LsI qevnje gabim I rende qe ndoshta nuk do te fshihet kurre nga kujtesa e njerzeve qe e kane pare dhe degjuar kete film te shemtuar ne piedesfalin e popullit,ne parlamenti shqiptare.

    Përgjigju
  • O tej: 21/02/2020 22:43

    Me 2 MarsMeta ha ato te lumit Lana

    Përgjigju
    • Haha: 22/02/2020 23:55

      Edhe ket temin

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës