Ultimatumi i Kim ndaj Bashës për Berishën, Kadilli: E pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me kërkesat e SHBA!

Ultimatumi i Kim ndaj Bashës për Berishën, Kadilli: E pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me kërkesat e SHBA!

Fatbardh Kadilli

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli ka reaguar lidhur me ultimatumin e ambasadores Yuri Kim për kreun e PD Lulzim Basha të cilit i dha mesazh të qartë se SHBA nuk e do ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend në shtator pas shpalljes "Non Grata".

Në reagimin e tij Kadilli thotë se është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me kërkesat e SHBA dhe është e patolerueshme që Basha të marrë vendime vetëm për të ruajtur karrigen e tij

"Është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është. Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA.

Mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i tij por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me shqipërinë, SHBA dhe demokracinë. Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë”. Demokratë të shohim nga e ardhmja", tha Kadilli.

Gjatë takimit në selinë blu, diplomatja amerikane i ka kërkuar Bashës që të distancohet nga Berisha dhe këtë mesazh e dha duke iu referuar një shprehje të periudhës së komunizmit. “Një parti nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti”, tha sot Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”. 

Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse “partia do duhej të hante bar” për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga DASH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 30/07/2021 17:33

    O Kadill, je bërë si kandil. Si nuk e përmende një herë gjatë fushatës që bëre për kryetar partie distancimin nga Berisha. Apo kujtove se do e lenin me aq amerikanët dhe do hipte përsëri Berisha..Ah medet populli demokrat dhe ai shqiptar që i keni ngatërruar ju nëpër këmbë këto 30 vjet.

    Përgjigju
  • andon: 30/07/2021 15:20

    vetem ne Shqiperi injoranti merr vemendje , ti po perpiqesh por te siguroj se do kesh sukses

    Përgjigju
  • andon: 30/07/2021 15:15

    ik mer kar me zile si tipa si puna jote e shkaterrun Shqiperine ku ke nivel ti te gjykosh b.q kanalesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur