Përçarje në Izrael, ministri i kabinetit të luftës ultimatum Netanyahut: Një plan për qeverisjen e Gazës ose ikim nga qeveria

Tre javë kohë për të ndryshuar strategjinë e luftës në Gaza, përndryshe lufta do të komplikohet nga një krizë politike. Ky është ultimatumi që Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i dha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut. Gantz, ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen bashkë me ministrin Gadi Eisenkhot nëse kryeministri Netanyahu nuk përcakton një plan të pasluftës për Rripin e Gazës.

Gantz vendosi një afat 8 qershor për një plan për të arritur gjashtë "qëllime strategjike", kthimi i pengjeve; eliminimi i Hamasit dhe çmilitarizimi i Rripit; krijimi i një administrate të përbashkët të amerikanëve, arabëve, evropianëve dhe palestinezëve për qeveri të re në Gaza; kthimi i banorëve në Izraelin verior; normalizimi i raporteve me Arabinë Saudite; prezantimi i një plani për të gjithë izraelitët për të shërbyer në Forcat e Armatosura, duke eliminuar kështu përjashtimin për ultra-ortodoksë.

Nëse e gjithë kjo nuk ndodh deri më 8 qershor, Gantz dhe Eisenkhot do të largohen nga qeveria. Përgjigja e parë e kryeministrit izraelit ishte shumë e ashpër: “Këto kushte janë një eufemizëm për të përshkruar humbjen e Izraelit”.

Netanyahu tha se përmbushja e kërkesave të Gantz do të çonte në "fundin e luftës dhe një disfatë për Izraelin, braktisjen e shumicës së pengjeve, lënien e Hamasit të paprekur dhe krijimin e një shteti palestinez".

Deklarata e Gantz shënon përshkallëzimin e një tensioni që është zvarritur prej muajsh dhe kishte shpërthyer disa ditë më parë kur ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant i tha "jo" kontrollit ushtarak izraelit mbi Rripin. Një pozicion që Gantz e kishte mbështetur dhe Netanyahu e hodhi poshtë plotësisht.

Përçarja në rritje vjen ndërsa luftimet janë ndezur në të dy skajet e Rripit të Gazës, me forcat izraelite që operojnë në qytetin jugor të Rafah dhe qytetin verior të Jabalia, një nga kampet historike të refugjatëve të Gazës dhe një zonë që ushtria izraelite tha më parë se e kishte ‘pastruar’ nga luftëtarët e Hamasit.

Të shtunën vonë, Izraeli lëshoi gjithashtu urdhra të reja evakuimi për pjesë të Gazës veriore, duke thënë se grupet e armatosura hodhën raketa në drejtim të Izraelit. Izraeli gjithashtu nisi sulme ajrore ndaj objektivave në Rafah lindor në Gazën jugore të shtunën.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu