Velipojë/ I sjellin çadrat e konkurrentit para hotelit, pronarja me shtetësi amerikane debat me policët: Çadrat e mia i keni çuar larg! Të sjell ambasadën këtu! Policia: Ne s'bëjmë hartën dixhitale

Një situatë e koklavitur është krijuar në plazhin e Velipojës, ku pronarja e një biznesi ka debatuar me policinë gjatë aksionin për lirimin nga subjektet pa leje të vijës bregdetare. Besa Shapi operatore turistike, pronare "Royal Hotel", tha se ka marrë leje për një parcelë, por se hapësirën për të vendosur çadra dhe shezlongët para hotelit të saj ia ka zënë një biznes tjetër, që ka aplikuar dhe ka marrë leje. Ajo kërkon që të lirohet hapësira para hotelit të saj dhe të vendos çadrat, ndërsa kërkon nga policia që të sqarojë dhe zgjidh këtë çështje.

Nga ana tjetër policia ka thënë se ajo e ka hapësirën, më larg hotelit të saj, por kjo është refuzuar nga pronarja, e cila shprehet se asnjë klient nuk i vjen kaq larg hotelit për të marrë shezlong. Për këtë policia i ka thënë që ta zgjidhë me institucionin që i ka dhënë leje, pasi ata vetëm kontrollojnë nëse janë zbatuar siç duhet lejet, por nuk caktohet territor apo nuk përcaktojnë hartën dixhitale të ndarjes së parcelave.

Debati i plotë:

Pronarja: Kam marrë leje, kam paguar dhe nuk kam ku të vendos shezlongët pasi nuk më dalim metrat, para hotelit tim kam biznes tjetër. Tani a zgjidhni ju.

Policia: Kush jua ka zënë

Pronarja: këtë zgjidheni ju. Kemi aplikuar me parcela, i kemi këtu, kam marrë lejen dhe i ka aplikanti tjetër aktualisht.

Policia: Do të zgjidhet dhe do e  masim me metër ne dore dhe çdo pjesë që ju takon do e merrni.

Ndërkohë që polica liron një hapësirë që ishte pa leje i drejtohet pronares së biznesit, që ja ku e ka parcelën, por kjo nuk pranohet nga ajo pasi është larg hotelit të saj dhe para një biznesi tjetër.

Pronarja: Unë nuk jam e marrme të hy para biznesit tjetër e dua para hotelit tim, këtë zgjidheni ju

Policia: Ta liruam hapësirën që ke marrë leje, ja ku e ke.

Pronarja: Unë jam qytetare amerikane mos më ngri zëri se të sjell ambasadën këtu. Si mund të ma sjellësh mua këtu në fund. Mua nuk me vjen klienti këtu. Gjeje hapësirën para biznesit tem, nuk më vjen mua klienti këtu.

Policia: Atë zgjidhe me institucion që të ka dhënë lejen dhe hartën dixhitale  

Ministria e Turizmit është ajo që jep lejet për parcelat për hoteleritë në zonat bregdetare dhe lejen për parcelën që i ka miratuar këtë subjekti ia ka dhënë larg hotelit dhe ato të konkurrentit të saj në biznes ia kanë sjellë para hotelit të saj. Kjo problematikë është hasur edhe në bizneset e tjera po në zonën e Velipojës.

Po e njëjta problematikë me zënien e parcelave, ku lejet ishin dhënë po hapësirën e kishte dikush tjetër, çoi në përplasjen tragjike të dy familjeve në Velipojë, Ferracaku dhe Gocaj, që përfundoi me përdorimin e armëve dhe vdekjen e 4 personave dhe 2 të plagosurve.


Lajmi kryesor:

Aksion për lirimin e bregdetit në gjithë vendin! Sekuestrohen mbi 1 mijë shezlongë e 517 çadra! Bezdisen pushuesit! Pogradeci shembull, të gjithë subjektet të pajisur me leje


I.K/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja