Ultimatumi,Rakacolli:Dorëhiqen
shumica e drejtorëve të spitaleve

Ultimatumi,Rakacolli:Dorëhiqen<br />shumica e drejtorëve të spitaleve
Pas ultimatumit të Ramës para dy ditësh, Report Tv mëson se shumica e drejtorëve të spitaleve rajonale në vend kanë dorëzuar dorëheqjen.
 
Dorëheqjet mësohet se nuk ia janë dorëzuar ministrit të Shëndetësisë, teknik të PD, Arben Beqiri, por zv/ ministres Mira Rakacolli.
 
Një fakt të tillë e konfirmon për Report Tv zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. “Nuk e kam listën e saktë të numrit të drejtorëve që janë dorëhequr, por mund të them se shumica e tyre kanë dorëzuar dorëheqjen” u shpreh ajo për Report Tv.

Rama gjatë takimit para dy ditësh i cilësoi si përgjegjës për situatën ku ndodhet spitalet rajonale, ndërsa nga ky urdhër i kryeministrit Rama kanë shpëtuar drejtorët e Tiranës, të cilët sipas kreut të qeverisë e kanë bërë mirë punën e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.
 
Kreu i Qeverisë bëri me dije se do të zhvillohet një konkurs publik ku të gjithë ata që e ndiejnë veten të aftë mund të garojnë për të drejtuar nesër spitalet.

Drejtorët e spitaleve në qytete që largohen:
1. Drejtor spitali në Lezhë, Pashko Smaçi-Nuk ka dhënë dorëheqjen

2.Drejtor spitali në Gjirokastër, Përparim Muco- Ka dorëzuar dorëheqjen

3. Drejtor spitali në Vlorë, Bruna Mersini-Nuk ka dhënë dorëheqjen

4.Drejtor spitali në Kukës, Hasije Zeneli

5. Drejtor spitali në Mirditë, Lek Reçi

6.Drejtor spitali në Kukës, Hasije Zeneli

7. Drejtor spitali në Elbasan, Desantila Tahiraj-Nuk ka dhënë dorëheqjen

8.Drejtor spitali në Përmet, Elda Cullufe

9. Drejtor spitali në Sarandë, Arjan Kalcuni-Nuk ka dhënë dorëheqjen

10.Drejtor spitali në Gramsh, Qemal Zani

11. Drejtor spitali në Durres,  Viola Cikalleshi

12. Drejtor i spitalit në Tepelenë, Stoli Selmani- Ka dorëzuar dorëheqjen

13. Drejtori i spitalit të Pogradecit, Genti Çala

14. Drejtori i spitalit të Beratit, Idlir Frashëri

15. Drejtori i spitalit të Fierit, Brunilda Çami

16. Drejtori spitalit të Shkodrës, Përparim Çela-Nuk ka dhënë dorëheqjen

17. Drejtori i spitalit të Korçës, Edlira Bode-Ka dorëzuar dorëheqjen

18. Drejtori i spitalit të Dibrës, Beqir Bici

19. Drejtori i spitalit të Lushnjes, Ramazan Doko

20. Drejtori i Spitalit të Kavajës Përparim Daiu- Ka dorëzuar dorëheqjen

21. Drejtori i spitalit Delvinë Llambi Jeni-Nuk ka dhënë dorëheqjen

Nuk ikin nga detyra
1. Drejtori i Spitalit të Traumës - Gjovalin Bushi

2. Drejtor i Spitalit "Shefqet Ndroqi" - Perlat Kapisyzi

3. Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare (QSUT) - Enkelejdi Joti


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë