TORINO - Në një deklaratë të ashpër, ultrasit e Juventusit njoftuan se nuk do të marrin më pjesë në ndeshjet në shtëpi. “Gjyqtarët dhe lojtarët joprofesionistë... Juve jemi ne”, thonë ata.
Pas “tingullit të heshtjes” nga ultrasit e Milanit, të cilët nuk mbështetën ekipin ndaj Genoan të dielën dhe u largua nga stadiumi 10 minuta më herët, proteston edhe 'Curva Sud', ultrasit e Juventusit, duke bërë të ditur mosmbështetjen në një deklaratë të gjatë të publikuar në kanalet e komunikimit, përfjashto finalen e Kupës kundër Atalantës mesin e javës që vjen.
"Për ne kampionati në shtëpi mbaron këtu. Ne kemi bërë të gjithë mundimin dhe pasionin për të bërë ultrasit që të kthehet te njeriu i 12-të në fushë, për të demonstruar edhe një herë se stadiumi pa ne është thjesht i ftohtë, i heshtur dhe shumë shpesh i prirur për të fishkëllyer dhe kontestuar shumë lehtë", thuhet mes të tjerash.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
BATALL I MADH FORT...RENDESI KA QE GOBBAT MOS TE VJEDHIN
Përgjigju