Por kush ishte prof. Umberto Marchetti dhe cili është kontributi i tij në lidhje me Shqipërinë në vitin 1941?
Ndërsa hulumtonim rreth veprave të artitit dhe mobilieve që u sollën në 1941 për arredimin e Pallatit Mbretëror në Tiranë, hasëm pikërisht në një grup dokumentesh në fondin e Mëkëmbësisë në Arkivin Qëndror të Shtetit, të cilat zbardhin një pjesë të enigmës së ardhjes në Shqipëri të disa veprave arti e mobiljesh antike.
Dokumentet e përzgjedhura për sot, hedhin dritë mbi atë pjesë të historisë që lidhet pikërisht me prof.Umberto Machetti, i cili si personi që u kujdes drejtpërdrejt për arredimin e Pallatit Mbretëror, është një emër në adresë të të cilit duhet hulumtuar më tej, për të zbuluar elementë të reja rreth veprave të artit dhe mobiljeve që u sollën në Shqipri për këtë pallat, origjinën e tyre të mëparshme si dhe fatin e tyre të mëvonshëm.
Dokumenti i parë
Nën-sekretari për çështjet shqiptare
Zyra I
TELESPRESSO
MËKËMBËSI I PËRGJITHSHËM TIRANË
Romë 21 Qershor 1941
Objekti:Prof. Cav. Umberto MARCHETTI
Kemi kënaqësinë t’ju komunikojmë se Nënsekretari ka përgatitur dërgimin në Shqipëri të artistit Prof.Cav. Umberto MARCHETTI me detyrën për të studiuar dhe përfunduar në vend peisazhe mbi subjekte të ndryshme shqiptare.
Duke qenë se bëhet fjalë për elemente të merituar në çdo pikëpamje të mbështetur, siç duket edhe nga tërësia e aktiviteteve dhe meritat e Prof. MARCHETTI, jeni të lutur ta mbështesni në çdo mënyrë për përfundimin e punës që i është ngarkuar.
Ndër të tjera do të jetë me vend, duke përfituar nga prania në Shqipëri e profesorit vet, që ai të bejë disa piktura në pikat më të rëndësishme dhe karakteristike të Zonës arkeologjike të Butrintit. Për këtë punë të fundit Mëkëmbësi i Përgjithshëm duhet të vërë në dispozicion të Prof. MARCHETTI shpenzimet e duhura, edhe në formën e shlyerjes së shpenzimeve të bëra, duke marrë shumën e nevojshme nga fondet e mbetura në dispozicion nga kontributi i akorduar Misionit Arkeologjik 1939-’40.
NËNSEKRETARI I SHTETIT
Dokumenti i dytë
PROFESOR UMBERTO MARCHETTI
Curriculum vitae
Procedimet ushtarake
1° Kapiten i këmbësorisë së rezervës
Luftues në Luftën e Madhe- Dëmtuar në dëgjim nga shpërthimi i një mine. I dekoruar nga Urdhri i Luftës Fashiste të 1923 (nga fillimi i fondacionit të fashistëve në mërgim (Rumani)
Studimet e kryera
Liceu i Padovës; Akademia e Arteve të bukura në Venecia; ku kreu të gjithë kurset e detyrueshme dhe ato speciale të cilët ishin fakultative të modelimit, dekorimit, të peizazheve të fshatit dhe marinës, duke marrë për të gjitha kurset, titullin special Assolvenza .
Studioi në mënyrë të veçantë kinemanë dhe gjuhën frënge që e flet dhe e shkruan në mënyrë korrekte, ashtu sikurse flet dhe shkruan në mënyrë korrekte edhe gjuhën rumune. Diplomë aftësie për të dhënë mësim në ciklin e dytë të mbretërisë, të Akademisë së Venecias.
Aktivitetet didaktike
Profesor i instituteve të ndryshme të Arteve në Bukuresht; drejtoi një Akademi për zotërinj dhe zonjusha në Universitetin e Bukureshtit, dha mësim mbi perspektivën në institutin Bursa Munoei. I ngarkuar nga Ministria e Punëve Estetike ngriti, drejtoi dhe dha mësim, falas, (të gjitha lëndët), në shkollën industriale për punëtorët italianë në Bukuresht- deri në fillimet e Luftës së Madhe * Veçanërisht pati nxënës të shumtë në çdo fushë të arteve.
Aktivitetet artistike
Kreu i Seksionit pranë Ministrisë së Kultit (Rumun) për konservimin dhe restaurimin e Monumenteve Kombëtare, zhvilloji veprën e tij artistike në monumentet kombëtare në Jasy: Kisha e Tre Braki; në Graiova: Kisha e Shën Traina; në Tragovist: Katedralen; Kompozimin dhe drejtimin e një Epitafi të madh (i qepur në mëndafsh) për Ekspozimin në Paris. Për këtë vepër, në Ministrinë e Kultit iu akordua nga qeveria franceze dekorata më e madhe. Punë të tjera të të njëjtit lloj të përmbushura për Katedralen e Kalatit, për Monatirea e Sinaia-së, si dhe për shumë kisha të tjera në vende të ndryshme; për Shtëpinë Mbretërore dhe për Përfaqësues të Lartë të Kishës.
Restaurimi i Manastirit të Sadovës dhe të Kishës së Zlatarit të Bukureshtit (monumente kombëtare). I ngarkuar në Administrimin e Domenit të Kurorës zhvilloi një sërë restaurimesh të pjesshme dhe të përgjithshme në domenet e mëposhtme: Cocioc, Gherghita, Bustoni, Sadova, Segarcea, Rusetu, Domnità e Bioaz.
Doli i pari në konkursin e pikturës dhe të dekorimit të përgjithshëm që bëri nëpër Kishat: Amza dhe në atë të Morgas, në Kapëlën Mbretërore dhe në atë të Kavu Bellu në Bukuresht dhe në kishat e Potlogi Densa dhe Leordeni. Pikturoi në shumë kisha portretet e Metropolit dhe të LL.MM. punoi “Galerinë e portreteve” të familjes së princërve Sturdza dhe Cantakucino.
Për Museo Kalinderu në Bukuresht u ngarkua me restaurimin e të gjithë veprave ku pjesa më e madhe e autorëve apo shkollave ishin italianë, pikturoi gjithashtu edhe tavanet më të rëndësishme të sallave të mëdha. Morr pjesë gjithashtu edhe në sistemimin e përgjithshëm të Muzeut që është pronë shtetërore dhe që është e hapur edhe për publikun.
Pikturoi Kishën e Brebu- të Baiooi, të S. Pantalomon në Ploesti dhe një të fundit në komunën e Bara, të gjitha në provincën e Prahova.
Së fundmi pikturoi, pas një konkursi, tre piktura të mëdha alegorike në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Bukureshtit.
Ndër veprat e shumta të kryera dhe me shumë vlerë, është kompozimi i HO piktura në akuarel (subjekte ushtarake) që Qeveria Rumune deshi të prezantoheshin, në një album të vetëm, në LL.MM, në ditën e ditëlindjes së Princit Trashëgimtar.
Dokumenti i tretë
Comm. Dott. PIETRO MONTUORI R. Mëkëmbësi i Përgjithshëm
TIRANË
Siç ramë dakord gojarisht, kam nderin t’ju bashkëngjis së bashku me origjinalin dhe një kopje, shënimin e ditës së sotme mbi punën e zhvilluar nga Piktori Prof. Umberto Marchetti në Shqipëri, për mobilimin e Vilës së Mëkëmbësit.
Ju lutem të mirëprisni përshëndetjet e mia më të përzemërta
Dokumenti i katërt
TIRANË, 30 Nëntor I941 Xx
Për Ekselencën MËKËMBËSIN E PËRGJITHSHËM të S.M. MBRETIN PERANDOR në SHQIPËRI
TIRANË
Prof. UMBERTO MARCHETTI, i ngarkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të kryej disa tablo me peizazhe në Shqipëri, ka përfunduar një triptikë në kanavacë, që përfaqëson 11 panorama të Tiranës dhe rrethinave, parë nga Vila e Mëkëmbësit.
Këto tre kanavace do të mbeten e do të jenë pjesë e dekorit të Vilës Mëkëmbëse.
Aktualisht Prof. Marchetti po zhvillon pamje piktoreske të Zonës së Shenjtë në kuotën 731»
Ndërkaq i nënshkruari, si Arkitekt i ngarkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për Mobilimin e Vilës Mëkëmbëse të Tiranës, vlerëson se mund të paguhet pjesërisht shpërblimi i akorduar për Prof. Marchetti.
(Dott. Ing. Arch Ferdinando Poggi)
Shkrimi u publikua sot (16.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)