Deputetja e Partisë Demokratike dhe aktorja e njohur e kinemasë shqiptare Rajmonda Bulku ka paditur gazetarin Kastriot Myftaraj lidhur me disa deklarat që ai ka bërë në media lidhur me një lidhje të gjatë të aktores Bulku me shkrimtarin Ismail Kadare.

Deklaratat e KAstriot Mysfarajt u bënë në emisionin e pasdites ne Top Channel, ku ai u shpreh se “Mund të jetë aktorja shqiptare e cila që në vitin 1976 deri në 1989 ka luajtur praktikisht në çdo film që është mbështetur në librat e Kadaresë”.
Burime nga prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur për “Thash e Them” se politikania ka depozituar tashmë padinë për shpifje.