UN75: E ardhmja që duam, OKB-ja që duam

UN75: E ardhmja që duam, OKB-ja që duam

Në janar 2020, Kombet e Bashkuara nisën konsultimet globale për të shënuar 75-vjetorin e tyre. Përmes anketash dhe dialogjesh, ato i pyetën njerëzit për shpresat dhe frikërat e tyre për të ardhmen, gjë që përbën përpjekjen më ambicioze të Kombeve të Bashkuara deri më sot për të kuptuar pritshmëritë e tyre nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe nga Kombet e Bashkuara në veçanti. Kjo ishte, gjithashtu, edhe anketa më e madhe deri më sot në lidhje me prioritetet e rikuperimit nga pandemia e KOVID-19.Deri më 21 shtator 2020 kanë marrë pjesëmë shumë se një milion vetë nga të gjitha vendet dhe nga të gjitha fushat e jetës. Përgjigjet e tyre thellohen tek ajo çka dëshiron publiku në këto kohë shumë të vështira për botën. Ato po bëhen të njohura sot, ditën që përkon me përkujtimin zyrtar nga Asambleja e Përgjithshme të 75-vjetorit të Kombeve të Bashkuara nën logon: e ardhmja që duam, OKB-ja që duam. Gjetjet kryesore janë:

Prioritetet për veprim
Të anketuarit nga të gjitha rajonet, moshat dhe grupet sociale ishin gjerësisht të bashkuar në prioritetet për të ardhmen.Mes krizës aktuale të KOVID-19, prioriteti më i afërt për pjesën më të madhe tëtë anketuarve ishte përmirësimi i aksesit në shërbimet bazë – kujdes shëndetësor, kanalizime, ujë të sigurt dhe arsim, pasuar me rritjen e solidaritetit ndërkombëtar dhe rritjen e mbështetjes për më të prekurit. Këtu përfshihet edhe adresimi i pabarazive dhe rikrijimi i një ekonomie më gjithëpërfshirëse.Sa i takon së ardhmes, shqetësimet më dominuese janë kriza klimatike dhe shkatërrimi i mjedisit natyror. Prioritete të tjera janë: garantimi i një respektimi më të madh të tëdrejtave tënjeriut, zgjidhja e konflikteve, adresimi i varfërisë dhe ulja e korrupsionit.

Perceptimet e OKB-së
Mbi 87% e të anketuarve besojnë se bashkëpunimi global është jetësor për adresimin e sfidave të sotme dhe se pandemia e ka bërë edhe më urgjente nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar. 75 vjet pas themelimit, gjashtë në dhjetë të anketuar besojnë se OKB-ja e ka bërë botën një vend më të mirë. Sa i takon së ardhmes, 74% e shohin OKB-në si ‘thelbësore” në adresimin e këtyre sfidave.Megjithatë, të anketuarit duan qëOKB-ja të ketë ndryshime dhe risi: të jetë më gjithëpërfshirëse e diversitetit të aktorëve në shekullin e 21-të dhe të bëhet më transparente, më e përgjegjshme dhe më efikase.“Gjatë gjithë këtij viti përvjetori, jemi angazhuar në një bashkëbisedim global. Dhe rezultatet janëmbresëlënëse. Njerëzit mendojnëthellë – ata shprehin, gjithashtu, edhe një dëshirë të madhe për bashkëpunim ndërkombëtar dhe solidaritet global. Tani është momenti që t’u përgjigjemi këtyre aspiratave dhe t’i përmbushim këto qëllime. Në këtë përvjetor të 75-të, jemi përballë momentit tonë të 1945-ës. Dhe ne duhet t’i përgjigjemi këtij momenti. Duhet të demonstrojmë unitet si kurrë më parë për kapërcimin e emergjencës së sotme, ta bëjmë botë që të lëvizë, të punojë e të begatohet sërish dhe të ruajmë vizionin  Kartës”. – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të bashkuara,António Guterres.

Konteksti
Në janar 2020, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara lançoi iniciativën e UN75, jo si një festim, por si bashkëbisedimin më të madh të botës për sfidat globale aktuale dhe për boshllëkun mes së ardhmes që duam dhe asaj se ku do arrijmë nëse vazhdojnë tendencat aktuale.Sekretari i Përgjithshëm e pa UN75 si njëmundësi për të dëgjuar njerëzit, të cilëve OKB-ja u shërben dhe për të identifikuar prioritetet dhe sugjerimet e tyre për një bashkëpunim më të mirëglobal. UN75 nisi për të kuptuar më mirë shpresat dhe frikërat e njerëzve për të ardhmen, duke i ftuar të gjithë kudo për të imagjinuar të ardhmen që ata dëshirojnë dhe për të kontribuar me ide për  mënyrën se si mund të bëhet kjo realitet, duke ndërtuar një botë më të mirë dhe më të qëndrueshme, për të gjithë.Përmes anketave formale dhe joformale dhe dialogjeve të mbajtura në të gjithë botën, ky proces u ndërtua për të bërë një lloj inventari të shqetësimeve globale de për të mbledhur pikëpamjet nga e gjithë bota për të kuptuar se çfarëbashkëpunimi global është ai që kemi nevojë. Ai ishte projektuar, gjithashtu, në mënyrë të tillë që të mund të ri-imagjinojmë rolin që mund të luajnë Kombet e Bashkuara me ndihmën për adresimin e sfidave globale.Me vështirësimin e takimeve fizike prej pandemisë në shumë vende të botës, kjo iniciativë rriti përpjekjet për të kontaktuar me njerëzit online, duke e zgjeruar anketimin një-minutësh dhe mbulimin e mediave sociale, duke e zhvendosur dialogun online, aty ku ishte e mundur. Në të njëjtën kohë, i kushtoi më shumëvëmendjedhe burime komunikimit me ata që nuk kanë akses në internet: duke punuar me zyrat e Kombeve të Bashkuara dhe partnerë të tjerë  në terren, si dhe përmes komunikimeve me telefon dhe mesazhe telefonike.Me shtimin e disa pyetjeve lidhur me rikuperimin nga pandemia, u bë e mundur që të zhvillohej anketa globale më e madhedhe më e larmishmja deri më sot për prioritetet pas KOVID-19.Deri më sot, në këtë anketë një-minutëshe kanë marrë pjesë më shumë se 1 milion vetë në të gjitha Shtetet Anëtare dhe Vëzhguese të OKB-së dhe janë zhvilluar më shumë se 1,000 dialogje në 82 vende të botës. Përveç kësaj, 50,000 vetë nga 50 vende morën pjesë në anketimin e pavarur nga Edelman dhe Pew Research Center dhe u krye analiza e inteligjencës artificiale të mediave sociale dhe atyre tradicionale në 70 vende, së bashku me hartëzimin kërkimor akademik she shkencor në të gjitha rajonet.Së bashku, ato përfaqësojnëpërpjekjen më ambicioze të OKB-së për realizimin e një verifikimi të realitetit në shkallë globale dhe për të dëgjuar nga “ne, njerëzit” mbi prioritetet dhe zgjidhet e sugjeruara të sfidave globale, duke dhënë kështu përgjigje të thelluara mbi të ardhmen që duam dhe OKB-në që na duhet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë