Unai Emery: Arbitri lujti rolin kryesor
në humbjen tonë
 

Unai Emery: Arbitri lujti rolin kryesor<br />në humbjen tonë<br /> 
Trajneri i PSG-së, Unai Emery, gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes së PSG-së kundër Barcelonës ka shprehur zhgënjimin ndaj lojtarëve të tij dhe gjithashtu ka deklaruar se një rol të rëndësishëm në humbjen e skuadrës së tij luajti edhe arbitri.
 
" Dy penalltitë e akorduara nga arbitri patën një ndikim shumë të madh në ndeshje. Besuam se mund t'ia dilnim edhe në Camp Nou, por vendimet e marra nga arbitri na penalizuan",  është shprehur i pari i stolit të PSG-së, Emery.
 
Trajneri i francezëve ka bërë gjithashtu një analizë të ndeshjes, ku është shprehur se në pjesën e parë ishte skuadra ajo që mban përgjegjësinë për dy golat e shënuar nga katalanasit, ndërkohë që edhe pse në pjesën e dytë skuadra ishte në një formë shumë më të mirë ishte e vështirë që Barcelona e favorizuar edhe nga vendimet e arbitrit të ndalej pasi nuk kishte se çfarë të humbiste.
 
"Ishte një përvojë negative për mua dhe për skuadrën. Duhet të nxjerrim mësime nga kjo përvojë", deklaroi ai, duke e mbyllur intervisten e tij me një autokritikë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin