Unaza e Madhe e Tiranës, skualifikohen pesë kompani në tender

Janë skualifikuar pesë, nga tetë kompani, të cilat kanë paraqitur dy javë më parë ofertat për projektin e ri të lotit të parë të Unazës së Re të Tiranës. Autoriteti Rrrugor Shqiptar njoftoi se këta subjekte -  ‘Alb Building’, ‘Salillari’, ‘2T, ‘Gjoka’, dhe ‘Gener 2’ - nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara. Kujtojmë se ‘Alb Building’ kishte paraqitur ofertën më të ulët nga pikëmamja financiare, me 14 milionë euro, nga 18.5 milionë euro, që është limiti i vendosur nga Autoriteti.

Kështu, në garë tashmë janë vetëm tri kompani: ‘Vëllezërit Hysa’, ‘Curri’ dhe ‘Vega’. Ndër to, është shoqëria e parë që ka dhënë edhe ofertën më të ulët ekonomike, 14.6 milionë euro. ‘Vëllezërit Hysa” është shoqëri me objekt kryesor ndërtimin, me bazë në Cërrik, e krijuar në vitin 2001. Pronarë të shoqërisë janë Flutura, Besnik dhe Kujtim Hysa. Xhiroja vjetore e kësaj shoqërie, e deklaruar për vitin 2017, ka qenë 819 milionë lekë.

Loti i cili është tenderuar ka të bëjë me pjesën e Unazës që përfshin rrethrrotullimin aktual “Shqiponja”, me një projekt tërësisht të ri, nga ai që u prezantua në fillim. Tani Unaza në atë zonë do të përfshijë një nënkalim dhe një mbikalim. Projekti i ri e uli së tepërmi koston e segmentit, nga 20 milionë euro, në afro 14 milionë, që po ofrohen aktualisht nga subjektet në garë.

Për lotin e sipërpërmendur është zhvilluar edhe më parë tender, por rezultoi se ai ishte fituar nga një kompani fantazmë, e cila kishte mashtruar me dokumentat amerikane. ‘DH Albania’ kishte fituar me ofertën 20 milionë euro, sa ç’ishte edhe fondi limit i parashikuar për atë lot të Unazës së Re. Tenderi u anulua dhe çështja përfundoi në Prokurori, me administratorin e saj të shpallur në kërkim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik

Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik