Unaza e Madhe/ IKMT nis nesër shembjen e 5 objekteve tek ish-sheshi Shqiponja, pasnesër një tjetër do të shembet me eksploziv

Unaza e Madhe/ IKMT nis nesër shembjen e 5 objekteve tek ish-sheshi Shqiponja, pasnesër një tjetër do të shembet me eksploziv

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit, ditën e nesërme do të rifillojë aksionin për prishjen e godinave të tjera që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e nesërme do të prishen 5 objekte, ndërsa aksioni do të fillojë që në orën 6:00 të mëngjesit. Ndërkohë më datë 10 janar do të shembet edhe një objekt tjetër por në këtë rast sipas IKMT do të përdoret lëndë plasëse.

Lajmin për Report Tv e ka konfirmuar edhe vetë Drejtoresha e IKMT, Dallëndyrshe Bici, e cila pohon se objektet që do të prishen janë pranë rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës (ish shqiponja).

" Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit, rifillon neser, dt 09.01.2020, ora 6.00, prishjet ne gjurmen ku do te shtrihet Unaza e Madhe. Jane planifikuar te prishen 6 objekte, nga te cilat nje me shperthim te kontrolluar, qe do te realizohet nje dite me pas. Objektet qe do te prishen, ndodhen prane rrethrrotullimit ne hyrje te Tiranes (ish shqiponja)." njofton IKMT.

Nisja e shembjes së objekteve në zonën e Astirit pati përplasje të mëdha mes punonjësve të IKMT dhe banorëve të kësaj zone. Protesta më jetë gjatë në Shqipëri ajo e banorëve të Astirit, u mbyll me shembjen e 33 objekteve, nga IKMT më 12 nëntor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilira:: 08/01/2020 23:36

    ASNJEHERE nuk I vjen radha shtepise time o arben maloku….

    Përgjigju
  • ilira: 08/01/2020 18:34

    PSE VETEM 5 NDERTESA ,,ATY NE ATE ZONE DUHEN SHEMBUR 5 MILION NDERTESA,,,BRAVO EDI RAMA VETEM TI E PASTRON LLUMIN NGA TIRANA,,,..FALEMINDERIT EDI ,,ZOTI TA SHTOFTE INOTIN.....

    Përgjigju
    • Arbeni: 08/01/2020 19:29

      Mund ti vije shume shpejt radha shtepise sate

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia