Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar sërish me prishjen e objekteve pa leje në Tiranë. Këtë herë aksioni i INUK është përqendruar në zonën e Selitës.
 
Në këtë zonë do të prishen disa objekte për lirimin e hapësirave në zbatim të projektit të qeverisë për ndërtimin e "Unazës së Madhe".
 
 
Për realizimin e këtij projekti do të prishen në disa faza rreth 300 objekte, poseduesit e rreth 100 prej të cilëve janë shpronësuar dhe janë në pritje të përfitimit të shpërblimit, ndërsa për objektet që janë planifikuar të rrëzohen në fazën e parë, pronarët e shpronësuar kanë përfituar edhe shpërblimin monetar.


inuk




inuk


































Redaksia Online
(Shqiptarja.com)