Unaza e Madhe/ Prishjet e ndërtimeve pa leje te 'Astiri' vijojnë edhe në fundjavë, i hapet rrugë projektit (VIDEO)

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar edhe këtë të shtunë me prishjen e disa objekteve të tjera pa leje, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe.

Objekte që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje në vijën e parë anes rrugës janë shembur nga mjetet e rënda të IMT-së për t'i hapur rrugë kantierit për realizimin e projektit. Paralelisht është punuar edhe për evadimin e mbetjeve, ku është kryer transporti i tyre i plotë duke liruar totalisht hapësirat.

Specialistët e IMT dhe të ndërmarrjeve të tjera bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve që posedonin këto objekte, të cilët kanë pranuar që t'i boshatisin ato vullnetarisht dhe për t'i krijuar mundësi mjeteve të rënda që të vazhdojnë me procesin e prishjeve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja