'Unaza e re’, Dita e 76-të e protestës/ Banorët e Astirit peticion Presidentit për hetimin e projektit

'Unaza e re’, Dita e 76-të e protestës/ Banorët e Astirit peticion Presidentit për hetimin e projektit

Klevis Balliu, deputet i PD-së gjatë protestës së banorëve tek Unaza e re

Në ditën e 76-të të protestës së tyre banorët e Astirit kanë dalë edhe këtë të premte në protestë duke bllokuar rrugën kryesore ndërsa i  kërkojnë qeverisë anullimin e projektit të Unazës së re.

 Me thirrjet  “Rama ik”,  “Poshtë projekti” “Shtëpiat tona janë me gjak”,  “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Qeveri hajdute” banorët e Astirit banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të unazës  kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre, ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë të anullojë sa më parë projektin e Unazës së Madhe, pasi nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre .

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme njëri prej banorëve u shpreh se institucioni i prokurorisë së përgjithshme duhet të nisë hetimet dhe të bllokojë punimet për zbatimin e projektit unazës së re .”Vendosini përpara drejtësisë ata që kanë marrë pjesë në këtë aferë korruptive. Do të bëjmë një peticion të cilin do t’ia dërgojmë Presidentit për të thirrur një komision hetimor për ndjekjen e hetimeve për këtë aferë korruptive”, u shpreh një nga banorët.

Banorët kanë firmosur një peticion për t’ia dërguar, Presidentit të Republikës Ilir Meta, ku këtij të fundit i kërkohet të ngrejë  një komision hetimor për të hetuar projektin e “Unazës së re”.Mësohet se ata kanë firmosur një kërkesë për ngritjen e një grupi hetimor ku kërkojnë hetim për projektin e Unazës së Madhe.

Ashtu si çdo ditë në protëstë ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i cili vijoi të akuzojë Kryeministrin  Edi Rama duke e cilësuar projektin e ndërmarrë nga qeveria një aferë korruptive .

"Këmi të bëjmë me një tenderim korruptim që në fillim të tij. Ku është buxheti i shtetit sot, është në Surrel. Ndaj sot të gjithë duhet të bashkohen kundër Ramës. Çdo qytetar duhet të vijë këtu për të mbrojtur shtëpiat e këtyre banorëve. Lufta kundër Ramës bëhet për të mbrojtur Shqipërinë nga të gjithë këta tradhëtarë që duan vetëm ta nëpërkëmbin Shqipërinë, që duan të largojnë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Kjo qeveri nuk duhet toleruar më sepse për të mbrojtur vendin tonë ne do të përdorim cdo lloj mjeti për të shpëtuar atë nga ky grup hajdutësh, nga këta horra që po i marrin frymën shqiptarëve", u shpreh Balliu.  

Protesta e banorëve të zonës së Astirit, ka filluar prej më shumë se dy muajsh ku një pjesë e banorëve të Unazës së Re që preken nga projekti, i kanë pa leje dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë ashtu si pjesa tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 18/01/2019 20:06

    O Balli na cave taravolen pernate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja