'Unaza e Re'/ Meta takim me grupin e banorëve që protestojnë: Po e ndjek me shqetësim, do të mbaj qëndrim

TIRANE-Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidentit, gjatë kësaj dëgjese me qytetarët, 'Meta u informua në detaje, në lidhje me të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që ende nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse'.

Takimi i Presidentit me grupin e banoreve te Unazes se Re

Presidenti Meta theksoi se e ka ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën, si dhe ka kërkuar prej kohësh me insistim informacion zyrtar shterues nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse për këtë çështje.

Në mbyllje të takimit, Presidenca thekson se Meta u garantoi banorëve të “Unazës së Re” se së shpejti do të mbajë një qëndrim të qartë zyrtar, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në përputhje me kornizën kushtetuese e ligjore, si dhe në interesin më të mirë publik e qytetar.

Një grup banorësh te Unaza e Re që preken nga projekti, por që banesat nuk i kanë me leje protestojnë prej më shumë se dy muajsh, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë si pjesa tjetër. Por qeveria dhe bashkia u kanë garantuar bonus qiraje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 03/02/2019 13:40

    KAN VAJTUR TE HAJDUTI PER TE ZGJIDHUR HALLET PO AI KA HALLET E TIJA TANI SE KA MENDJEN TE ATA PO BN SIKUR DEGJON

    Përgjigju
  • FATMIRI: 03/02/2019 13:40

    KAN VAJTUR TE HAJDUTI PER TE ZGJIDHUR HALLET PO AI KA HALLET E TIJA TANI SE KA MENDJEN TE ATA PO BN SIKUR DEGJON

    Përgjigju
  • Loni: 03/02/2019 13:37

    Hajduti hajdutet mbron, hajde president hajde, me cfar ligji do ti mbrosh ti like blloku me bllokun tat,y fytyr e poshter me gjith ate funderrinen qe ke ne shyepi qe e mban mendjen vetem per orgjira.

    Përgjigju
  • Tefa: 03/02/2019 13:29

    Jepu florite qe ke o like Ti je hajdut qe ta shpif se ke vjedhur me bllok ne dore

    Përgjigju
    • Rruqja: 03/02/2019 18:01

      Doli moma dhija tek kecat e saj .Njeri i shpelare me hirre breshke .Me mire te rroj nje dite se te rroj 100 vjet si ky me katerqint fytyra .por dy fytyra ka perdor deri tani .ate te hajdutit dhe hipokritit .ishalla vepron drejtesia se ka dhe 98 fytyra pa vu ne perdorim .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat