Unaza e Re/ Objektet do të kompensohen me çmim real shitjeje (Detajet)

Unaza e Re/ Objektet do të kompensohen me çmim real shitjeje (Detajet)

Projekti i Unazës së Re

Kompensimi i të gjithë banorëve që preken nga zgjerimi i Unazës dhe që kanë objektin me dokumente do të kompensohen me vlerën e shitjes së objekteve në atë zonë në kohët e fundit. Report TV mëson se nga ana grupit të ngritur për këtë çështje do të bëhet monitorim i çmimit me të cilin janë shitur shtëpitë në këtë zonë dhe me mesataren e atij çmimi do të bëhen kompensimet për banorët.

Po të njëjtat burime saktësuan se vlera e përllogaritur do të dalë nga kontratat e nënshkruara për banesat në atë zonë, jo me çmimet që përfliten në treg. Nga ana tjetër, ato objekte të cilat do të preken pjesërisht nga projekti, nuk do të shemben plotësisht, por do të vlerësohen nga eksperti nëse janë të banueshme dhe më pas pronari do të vijojë procesin e legalizimit.

Ndërsa për kategorinë tjetër, që rezultojnë me më shumë se një objekt pa leje, në Unazë dhe në vende të tjera do të shqyrtohet mundësia nëse do të përfitojnë bonusin 3 vjeçar të qerasë apo jo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës