‘Unaza e Re’, PD akuza Veliajt, Zhupa: Aferë korruptive, kompania guackë përfitoi 18 mln Euro

Një aferë korruptive e konsideroi PD, Projektin e ri të “Unazës së Re”, të nisur nga qëveria në kuadër të zgjerimit dhe rehabilitimit të segmentit të ri të Unazës së Madhe në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa reagoi në lidhje  me prishjen e disa ndërtesave në kuadër të projektit ku deklaroi se  “Unaza e Re” është një skandal korruptiv, pas së cilës fshihet një aferë  që i jep 18 milionë euro një kompanie,  me pronarë të panjohur.

Sipas saj, tenderi në total 40 milionë euro ka fitues të paracaktuar, që është caktuar përmes një gare fiktive.

"Skandali i aferës tek Unaza e Re thellohet edhe më shumë nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh. Ky konsorcium ka fituar pjesën e luanit në tender, 18 milionë euro. Janë 40 milionë euro të shpërndarë praktikisht pa garë tek tre kompani, të cilat janë shpallur fituese, sepse pjesëmarrësja e dytë në tender, nuk ka dhënë asnjë ofertë, tha Ina Zhupa.

Deklarata e plotë:

Prej disa ditësh, qindra familje tek Unaza e Re, po protestojnë për braktisjen totale nga qeveria, e cila po u shkatërron shtëpitë pa u dhënë asnjë dëmshpërblim për llogari të një afere të madhe korruptive dhe klienteliste për rindërtimin  e 3 segmenteve të Unazës së Re të Tiranës.

Janë 40 milionë euro të shpërndarë praktikisht pa garë tek tre kompani, të cilat janë shpallur fituese, sepse pjesëmarrësja e dytë në tender, nuk ka dhënë asnjë ofertë. Kompania “Vëllezërit Hysa” është përdorur për të mashtruar ligjin dhe për të nxjerrë fituese kompanitë e paracaktuara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Skandali i aferës tek Unaza e Re thellohet edhe më shumë nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh. Ky konsorcium ka fituar pjesën e luanit në tender, !8 milionë euro.

Faktet se pas rindërtimit të Unazës së re fshihet një afere korruptive janë disa:

1.        Kompania Dh Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit

2.        Kompania mëmë e saj është kompani e regjistruar në parajsë fiskale, me pronarë të panjohur.

3.        Kompania biba X ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para së të shpallej fitues i tenderit

4.        Kompania Biba X, sipas të dhënave të medias, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike.   

Edi Rama dhe Rrion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë, duke grabitur me maskën e parajsës fiskale, 18 milionë euro të taksave të shqiptarëve. 

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.

Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.

Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion