Banorët e Astirit, ndërtesat e të cilëve preken nga projekti i “Unazës së Madhe kanë dalë edhe këtë të hënë për të protestuar duke kundërshtuar shembjen e banesave që preken nga projekti i “Unazës së re”.  Me thirrjet “Vasal” “Poshtë projekti”, “Qeveri hajdute” Rama ik “ Unaza e bashkuar ka për të fituar” banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën  duke deklaruar se nuk do të heqin dorë dhe se protesta e tyre do të vazhdojë deri sa të anulohet projekti i Unazës së re dhe kërkesat e tyre të plotësohen.

Në mbështjetje të tyre kanë dalë ashtu siç kanë bërë prej disa kohësh edhe deputetë të opozitës Endrit Braimllari, deputeti i LSI-së Klevis Balliu dhe Oriola Pampuri deputetë të PD-së të cilët  i kanë bërë thirrje të gjithë qytetatërëve të bashkohen me protestën dhe kaozën e  banorëve të Astirit, që sipas tyre është e drejtë dhe askush nuk mund të përfitojë. 

“Sot shqiptarët duan të largohen nga vendi, sepse Edi Rama është kthyer në mankthin e tyre. Çdo qytetari pas i mori votrën ,tani kërkon t’ua prishë shtëpitë. Çfarë ndodhi pasi u mori votën, ia riktheu besimin qytetarëve Qëndroni të bashkuar, sepse kauzës tuaj i bashkohen të gjithë . Edi Ramws i ka ardhur fundi. Kemi përballë një kryeministër antikombëtar. Shembulli më i mirë është protesta masive. Ndaj vetëm me qëndresë ne do të fitojmë”,

Endrit Braimllari, deputet i LSI-së

Gjatë protestës së ditës së sotme të banorëve të Asirtit fjalën e mori dhe deputetja e PD-së Oriola Pompuri e cila u shpreh se  projekti i Unazës së re është një tender tërësisht korruptiv 

Në qoftë se deri më tani i kemi kërkuar Kryeministrit Edi Rama “Anulo projektin”. Në fakt nga sot ne themi 'largohu'. Tender i këtij projekti është tërësisht abuziv, dhe ne nuk do të largohemi deri sa ti të largohesh”, u shprep deputetja demokrate Pampuri.

 “I bëj thirrje Edi  Ramës, se nuk ka shtëpijë që nuk duhet të legalizohet. I kemi ndërtuar me gjak dhe me mund.  Anulo projektin se na morë në qafë. Protestë nuk ka, projekti ra”, u shpreh një nga banorët pjesmarrës në protestë.

Protesta e banorëve të Astirit ka nisur prej më shumë se 2 muajsh dhe banorët që preken nga ky projekt do  t’ju shemben banesat, ndërsa ata që i kanë të legalizuara janë futur në një proces për të marrë dëmshpërblimin që iu takon. Ndërkohë, që qeveria u ka dhënë si zgjidhje bonusin e qirasë për 3 vite dhe zhvendosjen te banesat sociale në Shkozë.  Deri më tani një pjesë e banorëve,e  kanë pranuar bonusin e qerasë dhe pjesa tjetër vazhdojnë të protestojnë duke deklaruar se nuk do të heqin dorë deri, sa ky projekt të anulohet përfundimisht.