'Unaza e re' i shembi shtëpinë, djali i diktatorit letër Ramës: Vodhën dokumentet e Enverit, jemi mes të katër rrugëve, po përsëritet historia si me Berishën

'Unaza e re' i shembi shtëpinë, djali i diktatorit letër Ramës: Vodhën dokumentet e Enverit, jemi mes të katër rrugëve, po përsëritet historia si me Berishën

Ilir Hoxha

TIRANE-Për shkak të punimeve që po kryhen tek Unaza e re në Tiranë, nga projekti u prek edhe banesa ku jetoi për më shumë se 26 vite Nexhmije Hoxha.

Djali i madh i diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxha u ka dërguar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, ambasadorëve të SHBA-BE, Avokates së Popullit dhe Komitetit të Helsinkit pas shembjes së shtëpisë duke u ngritur shqetësimin. 

Ilir Hoxha paralajmëron denoncim kundër IKMT-së për dhunim banese, por edhe vjedhje të relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të babait të tij, Enver Hoxha.

Në vijim letra e plotë e Ilir Hoxhës, drejtuar Edi Ramës dhe ambsadorëve:

Drejtur: Zotit Edi Rama kryeminister i Shqipërisë

Për dijeni: Zonjës Yuri Kim, Ambasadore E SHBA

Zotit Luigi Soreca, Ambasador i BE

Zonjës Erinda Ballanca, Avokate e Popullit

Komitetit të Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Vjenë

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimn që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet qëNe duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

Por … Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesen. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor.

Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorrën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relikte dhe materialetë Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale.

Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte qëme cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam ishpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcënga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoitë hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për:

– Dhunim banese

– Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës

– Vjedhja e orendive personale

– Shkelja e të drejtave të njeriut

– Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.

Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.

Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Me respekt

ILIR HOXHA

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nipi i egër i një grabitur i burgosur dhe i vrarë..: 15/10/2021 20:41

    Më falni për humbjen tuaj Ilir. Gjyshi im humbi shumë më tepër me babanë tuaj. Xhaxhai im, ai humbi ndoshta 100 metra katrorë, sepse ekipi i Berishës donte të ndërtonte autobanë nëpër fshat, kështu që gomarit i duhet të jetojë pak kohë pa strehë. Unë nuk kam asgjë të keqe me ty Ilir, sepse nuk isha aq burrë sa të mbaroja babanë tënd para se të lindje ty. Babai im iku me plumba dhe qen të uritur që e ndiqnin nëpër malet e Gramos. Ndoshta ju njerëzit e shihni atë si dezertues, në ditën kur ata morën tokat tuaja dhe vranë me litar motrën tuaj në sheshin e fshatit - më mirë të shpëtosh jetën sepse nuk kishte Rambo (patrioti historik janë të gjitha përralla)! E dini, për 50 vjet mendoj për babanë tuaj kur kam nevojë për ndihmë me zemërim, mirë, Berisha + Rama ndan vend me babanë tuaj. Unë nuk dua kompensim, thjesht dua të di KUSH E DHIMBUR FAMILJEN TIME ~ atëherë graviteti është mizor!

    Përgjigju
  • T@g.: 01/03/2021 03:49

    Si se kam nji grusht te fort e tja ngjesh mu ne zemer malit qe zbezan??? Ta dije edhe ai cdomethene te jesh I vogel... Si ndiheshe ti ilir kur I shikoje shqipetaret te uritur rrugeve, apo kur sigurimi perndiqte dhe ushtria e policia vrisnin pa hesap ata qe dolen kunder???.. Ti nuk je I vogel jo, tju shtrydhesh Si fare e fis ju keni vec ar te perlyer me gjak

    Përgjigju
  • Gabim: 02/07/2020 15:42

    Duhet medoemos te kerkoje demshperblim si cdo qytetar i ketij vendi dhe ti jepet, por dhe institucionet pergjegjese te marrin denimin e duhur.

    Përgjigju
  • Vlora: 01/07/2020 15:51

    Keta te enverit qenkan si rrace budallenjesh me duket mua..ore jan mire nga trut keta apo jan cmendur fare..

    Përgjigju
  • Veni vidi vici: 30/06/2020 17:35

    ..edhe Jul Cezari kishte titullin "Diktator"..,pra jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit!!!

    Përgjigju
  • Paradoksi: 30/06/2020 16:37

    ..asht koha e Maskarenjve..,eeehhu he Burr Shteti asht kan I Madhi ENVER...,Kollozi i Panteonit te Shtet-Kombit Shqiptar...,si IskandrBegu qe"moti!!

    Përgjigju
  • edi: 30/06/2020 13:27

    Kujt i duhen dekomentat e Enverit Krimet e tije jane aq kanibale ,por eshte turp per ty si femija i tije qe ben kesisoj kerkesash Nuk them te vesh me shpatulla ne mure Por lere kete kerkese Idiote Ai sishte Hero as ndonje me sense human Thjesht nje Diktator qe cdo vrasje dhe zhdukje nga jeta Ja beri Popullit te tije Nuk pyeti Partizane or te cenuar nga diktatura Ishte nje Kanibal qe them historia bashke me ato palo dekomenta te fshihen nga faqja e dheut

    Përgjigju
  • RAQI: 30/06/2020 12:25

    Shikoni o popull djali Enver Hoxhës 50 vjet 1 SHQIPRIS diktator se mohon dot askush po aman hajdut sishte si qeni bastard halja bajga spiuni sërbit salhe. Djali tij miljarder me djerësën dhe gjakun e Shqiptarit. Sypeshkaqeni ska kap 1 dit pun me dor e shëtit Botën. Hunderrja e bija miljonere fytyr pise. Pra o popull krahasoheni qenin bastard wc spiunin e sërbit salheun me DIKTATORIN ENVER. Enver Hoxha na del burr 100 her më i mir se bastardi salhe. Votojeni prap ktë wc salheun se e meritoni o popull debil.

    Përgjigju
  • Iris: 30/06/2020 04:01

    Z.I.Hoxha ju provuat sot cfare shume shqiptare pesuan gjate komunizmit,s.d.q ju e dinit qe kjo do ndodhte shume shpejt,perse nuk u larguat jave me pare?Mendoj se problem juaj do zgjidhet ne fund,sic eshte zgjidhur per te gjithe=banese sociale.

    Përgjigju
  • Pencionisti: 30/06/2020 01:21

    Jetojme ne demokraci krimet e Enverit I takojne Enverit dhe jo te birit KRIMET E KRISTAQ RAMES I TAKOJNE KRISTAQIT DHE JO ED RAMES

    Përgjigju
    • Taku: 30/06/2020 15:35

      Ku e dëgjove këtë ti apo dhe t'i bir ish sigurimsi

  • tajari: 30/06/2020 00:29

    EDI RAMA ti jape vilen e vet ,,ilirit si shperblim per vrasjet qe ka bere i jati i vet bashke me babain e rames...

    Përgjigju
  • Luani: 29/06/2020 19:40

    Babai i tij ka qene psikopat vrases dhe ky ben shume gabim qe e mbron. Sidoqofte, ne kete rast ka te drejte. Te zbatohen ligjet. Mjaft me me arbitraritet.

    Përgjigju
  • Populli: 29/06/2020 18:17

    Gjej vrime e futu se yt ate e jot eme, vrane, prene, burgosen, perdhunuan, cnderuan nje popull te tere. sekuestruan pasurite e njerezve te shkolluar e qe i kishin fituar te gjitha me djersen e vet.

    Përgjigju
    • Berta: 01/07/2020 14:17

      Ky popull nuk mbahet ndryshe , atëherë i vrau Enveri , sot po vret djali babain e anasjelltas. Enveri e ka njohur mirë popullin e tij. A nuk duhet vrarë p.sh. një mjek që ta mbyt njeriun e familjes si t'i dojë qejfi? Edhe pse merr lekë për ta shëruar, ai e vret pacientin se ashtu e ka në shpirt , për të vrarë.

  • TAQI: 29/06/2020 16:51

    O ILIR HOXHA TI KE SHUM TË DREJT PO MOS HARO ÇFAR JU KA BER BABAJ JOT SHQIPTARVE EDHE ATA NJERËZ ISHIN. TI KE PLOTËSISHT TË DREJT E LEKËT DO TI MARËSH. PO SHQIPTARËT E INTERNUAR E TË VRAR S'MORËN ASGJË. TI NË KOHËN TËNDE PSE SI THE BABAJT TËND QË ÇA PO BËN O BURR QË VRET NJERËZ TË PA FAJSHËM. PRA KSHU ËSHTË JETA QË MOS UMBA SE ÇA JE E MOS U MBA SE KUSH JE. PO MEGJITHATË TI DO E GJESH TË DREJTËN TATE . E PËR KTË TË JESH I KNAQUR.

    Përgjigju
    • Intrresant: 29/06/2020 18:26

      cfaj ka I biri per te jatin. Nga e di ti qe ai I dinte hallet e vuajtjet e popullit ose qe si ka thene? Jemi prap ne diktature? Se di nese do e gjej te drejten e tij, shume se kan gjetur.

    • Une: 29/06/2020 18:19

      Njesoj por edhe me keqe ka kane bere popullit pas 90.. Keta rrine ne godine ish pulari, asnje cent nuk ju la xhaxhi. Ndersa Saliu dhe femijet e tij kane miliarda, vila e zyra ne mes te Tiranes. Po ti vazhdo ha m.. per xhaxhin se miliardat ju shtohen politikaneve pas 90.

  • guri: 29/06/2020 16:44

    Po ke te drejte qe te luftosh per te drejtat e njeriu me shume se te tjeret,sepse prindet e tu te fusnin ne burg po te permendje termin 'te drejtat e njeriut'te pakten 10 vjet burg per agjitacion e propagande.Mos i turpro prindet,por rrembe pushken dhe dil malit per te luftuar per luften e klasave dhe leri te drejtat e njeriut o tutkun

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/06/2020 16:12

    Ilir, kjo është arroganca e pushtetit që e tregon fytyren për qdo ditë...! Babai juaj e ka dit se qfar plehra ka në këtë ved dhe prandaj edhe ka vepruar e them këtë pa ia rehabilituar edhe gabimet e bëra të kohës! Kjo që është sot në këtë vend nuk është demokrati, por gjysmë anarki!!!

    Përgjigju
  • Tutu: 29/06/2020 16:01

    Mora pushken dola malit Te luftoja per Atdhe Ku ta dija une i gjori Qe armiku ishim ne.... Nuk ka pase ne krye te kwtij vendi udheheqes me ANTISHQIPTARE se keta keto 30 vjet...dhe zere se te peshtyjne ne surrat kur permendin fjalen demokraci.... Kjo eshte epoka me zeze e ketij vendi... epoka e Saliut-Tosi- Edit-Likes-Lulit & co...

    Përgjigju
  • LORA: 29/06/2020 15:40

    IKMT-ja eshte shndruar ne nje institucion gangster naziskin. Mbeshtes ne cdo fjale revolten e drejte te Ilir Hoxhes ,vendosmerine e tij per ndjekjen e rruges ligjore;ne mbrojtje te dinjitetit ,integritetit dhe te drejtave themelore njerezore te tij,si shtetas taksapagues korrekt shqiptar . Tung

    Përgjigju
  • ola: 29/06/2020 15:19

    dJALI I DIKTATORIT PA SHTEPI...DJALI I DIKTATORIT BIRISHES SE DEMOKRACISE ME MILIARDA NE LLOGARI BANKARE !!! EHHH MOR POPULL TE PARIN E HOQE ZVARE ME BUST, TE DYTIN PAS 30 VITESH U KUJTOVE QE S DUHET TE JETE ME DEPUTET SE KA QENE KOMUNIST !!!

    Përgjigju
    • Shqipja.: 30/06/2020 10:40

      Me keqardhje për çka ka ndodhur me familjen TUAJ zoti Ilir. Ky veprim i IKMT, është me të vërtetë

    • F....: 29/06/2020 19:00

      Klasa politike mbas 90 -e sotme hajdute ,vrasës nuk ka mbi tok ,jan verbuar nga pasuria jan gjakëprishur nga tradhëtia e Saliut ,nga djali tij sygjarpër Zenit me pasuri përrallore të vjedhur,nga hajduti me bllok në dorë - ilir floriri ,hajduti i monedhave vjetra floriri të BSH-së në kërrabë ,te gjakkalburi shpirtëshituri Edi Rama skan turp përballen me Enver Hoxhën ,udhëheqësi legjendar që shqipërisë i hapi syt

    • fteri: 29/06/2020 18:28

      Enveri ju dha dritën e syve qëtë shikoni .ju ja nxorët ati dhe fëmijve ! Njëqndë herë Harammm,Saliut ,dhe Edi Ramës ,Fatos Nano. Ilir Metës dhe tërë klasës politike hajdute e pasurisë duke sha Enver Hoxhën grabitët djersën e 50 vjetve të pasurisë shqiptarve ,Harrrami ju ngecët në grykë ,mos pafshi hajre brez pas brezi ,buka e Enver hoxhës jua zëntë fytin,bashkë me Saliun me Zenin , sy peshkaqenin që pa punuar ka një pasuri përrrallore .Pa harruar Ilir Floririn e Monika kokëmadhen ,që zotrojn vilën dy katëshe në gjirin e Lalëzit me hapsirë e pasuri përrallore ngritur mbi truall shtetror bregdetar të grabitur me 5 euro m2. Bashkë Edi Ramën -maskarajn ,dhe Zahon e pa fajshëm që duhet të përballoi pasojat indiferente të jatit ,që kryen masakrimin të pa drejtë të fëmijve të legjendarit Enver Hoxhës që e nxjerr në rrugë të madhe ,gjenocid hitlerjan si hebre të L2b . Asnjë votë këtyre kriminelve nuk duhet dhënë më.Populli duhet ti demaskoi këta politikan kriminel që kan uzurpuar shqiprinë ,dhe kurr litarin klasës politike të sotme të mos u ' a' heqë nga fyti.Zoti ju masakroftë brez pas brezi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar