'Unaza e Madhe', Veliaj: Militantët e PD në protestë, të gjithë me 'Range Rover', s'janë nevojtarë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një bashkëbisedim me banorët e Vaqarrit për buxhetin 2019 sqaroi se pronarët që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” do të shpronësohen, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite bonus qiraje dhe banesa sociale.

Veliaj solli edhe disa shembuj sesi ajo zonë është “pushtuar” nga llotot, lavazhet, gomisteritë dhe shtëpitë me nga 8 kate pa leje.

E kuptoj kur nga nevoja njeriu ndërton shtëpi për të jetuar, por 8 kate nuk është nevojtar, o miqtë e mi! Pse duhet t’ia marrë qeveria, bashkia lekët modeste të taksave dikujt në Vaqarr dhe në vend që të bëjmë shkollën këtu, në vend që të bëjmë rrugën, duhet t’i japim lekë dikujt që thotë ‘jam den baba den’ në një shtëpi me 8 kate, ku qartazi as i ka mbaruar 8 katet? Protestuesi më i madh, Eurolloto!

Po pse duhet njerëzit që s’luajnë baste të shpronësojnë një lloto?! Pse mos bëjmë një kopësht në Vaqarr, por duhet të japim lekë për lloto? Pse do heqim lekët e çerdheve për të shpronësuar një pikë bastesh, a ma thoni dot?! Për çfarë po protestojnë? Ky lavazhi ishte trotuar, i ka vënë vetëm këtë tendën portokalli dhe thotë më shpronësoni. Po kë të shpronësojmë more? Trotuari ishte i yni, i të gjithëve.

Lekët do t’ia japim për shtëpinë, kush nuk ka asnjë letër, do t’i japim shtëpi sociale. Kush nuk ka asnjë gjë në botë, do t’i japim 3 vite qira falas. Të ndezin zjarr sa të duan, të djegin goma sa të duan, por fatin e familjeve dhe fëmijëve të këtij qyteti e kemi vetë në dorë. Ose do të shkojmë përpara dhe do të ecim me zhvillimet e Tiranës, ose do të ngelemi mbrapa dhe nuk do e kapim kurrë veten.

Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës 

Veliaj foli më tutje edhe për opozitën, duke shprehur keqardhjen e tij sesi ajo po i sjell nga qytetet e tjera militantët e saj për të penguar projektet zhvilluese të qytetit të Tiranës.

Pashë protestën, të gjithë me Range Rover parkuar tek sheshi “Skënderbej”. Ka ardhur dita që vihet me Range Rover në protestë për varfërinë, e kuptoni apo jo? Është fyese për inteligjencën e njerëzve dhe për të gjithë këto kauza që si të babëzitur, në pamundësi për të kapur ndonjë votë shkojnë e kapin kauza të dështuara. Kauza për të bllokuar investimet në Tiranë është një kauzë e dështuar. Qyteti, civilizimi, kultura, perëndimi, modernizimi gjithmonë fitojnë mbi dhunën.

Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës 

Fjalimi i Veliajt vjen pas ditës së 14 të protestës së banorëve të "Unazës së Re". Këta ta fundit protestojnë, të mbështetur edhe nga Partia Demokratike, kundër vendimit të projektit "Unaza e Madhe", pasi për zhvillimin e saj përfshihen edhe banesat e tyre. Edhe mëngjesin e sotëm, banorët e "Unazës së Madhe" kanë protestuar për vendimin e Bashkisë, duke u spostuar në sheshin "Shqiponja". Ata kanë paralajmëruar se protestat e tyre do të vijojnë, në rast se nuk do të dëmshpërblehen. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Simi: 18/11/2018 17:46

    Ec perpara velo PD me range rover PS me bicikleta MIFA qe ne krye qendron Rama

    Përgjigju
  • Avanti: 18/11/2018 11:48

    ..ec perpara Shteti..,te Lumte Velo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip