Unaza e vogël, Bashkia: Shmangni
qarkullimin në sheshin “Skëndërbej”

Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarët që të shmangin qarkullimin tek sheshi “Skëndërbej” pasi për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e unazës së vogël do të ketë kufizim trafiku.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.

Ja njoftimi i Bashkisë Tiranë
Për shkak të punimeve intensive që po kryhen këto ditë për ndërtimin e projektit të Unazës së Vogël, Bashkia e Tiranës fton qytetarët e saj që, gjatë kësaj jave, të shmangin sa më shumë që të munden qarkullimin/kalimin në Sheshin Skëndërbej.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë