"Undecima", Real Madrid fiton për
 herë të 11-të Champions League

 herë të 11-të Champions League">
Real Madrid ka fituar titullin e 11-të në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madrid, pas gjuajtjes së penalltive. "Galaktikët" fituan 5:3 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 6:4, duke ngritur kështu për herë të 11-të trofeun më të rëndësishëm Europian të kompeticionit për klube.  

Ekipet iu drejtuan penalltive pasi '90 minutat e kohës së rregullt në "San Siro" përfunduan me rezultatin e barabartë 1:1. Ramos shënoi për Realin në minutën e 15 të takimit, ndërsa Carrasco barazpeshoi gjithçka 10 minuta nga fundi i pjesës së dytë. 

Shtesat, 2 herë nga 15 minuta, nuk e ndryshuan rezultatin, pavarësisht tentativave të të dy ekipeve për të përfituar nga gabimet e njëri-tjetrit. Pas 120 minutave lojë intensive, skuadrat iu drejtua penalltive për të përcaktuar ekipin kampion.  

Në penallti, Juanfran dështoi për “Los Colchoneros”, ndërsa të gjithë të besuarit e Zinedine Zidane ishin të saktë, me Ronaldon që realizoi penalltinë vendimtare e cila përcaktoi edhe "Undecima"-n për Mbretërit e Madridit.

"Merengesit" në festë, bashkë me trajnerin Zidane i cili mori drejtimin e ekipit në gjysmë të sezonit pas rezultateve te dobëta të Benitez. Edhe pse kjo e sotmja nuk ishte nata e tyre më e mirë. Por fituesi nuk paragjykohet. 

Dy vite më parë Real Madrid fitoi titullin e 10-të dhe kundërshtari ishte i njëjti, Atletico i Simeones. Real Madrid vazhdon të mbetet në krye si ekipi më i titulluar në Europë, me plot 11 trofe të UEFA Champions League.

22:45 Përfundon koha e rregullt 1:1, Real vs Atletico në shtesë
Shënon në minutën e 15-të Real Madridi me anë të Sergio Ramos. Atletico barazon në minutën e 79 me anë të Carrasco. Ekipet i drejtohen shtesës, 2 pjesë nga 15 minuta.



gol reali

Atletico humb penalltinë në minutën e 46-të, nga Griezmann.



Barazon Carrasco për Atletico Madrid, 10 minuta nga fundi.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!