Pogradec disa emigrantë që po qëndrojnë në hotel janë ngritur në protestë për shkak të çmimeve, të cilat sipas tyre janë të papërballueshme. 79 emigrantët e ardhur nga Greqia thonë se përveç çmimeve edhe kushtet nuk janë të mira.

"Të na sqarojnë hoteli është me lek apo pa lekë? Unë pagova taksinë, çfarë hoteli do ky tani. Këtu një javë nuk ka ardhur asnjeri. Kushtet s'janë të mira fare, po qëndrojmë nga katër veta në një dhomë. Ku di unë nëse ky që rri ngjitur tani me mua nuk është i sëmurë. Unë kam folur me ambasadën në Selanik dhe më kanë thënë se hotelin e ka shteti. Këtu bukë s'ka, guzhinë s'ka. Unë s'kam as lekë, 5 mijë leka janë në xhep,"-shprehet një prej emigrantëve protestues.

Ndër të tjera protestuesit thotë se as nuk i është bërë me dije as çmimi që duhet të paguhen për një natë, ndërsa është mësuar se 10 mijë lek është fjetja dhe 8 mijë lek tre vaktet në ditë për një person. Sakaq për të mbajtur situatën në kontrrol në vendngjarje është edhe policia. Ndërkohë pavarësisht përpjekjes së Report TV prefekti i qarkut të Korçës nuk e ka hapur telefonin për të sqaruar situatën.