Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, i cili ndodhet në qeli, në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pjesë nga biseda me Thaçin, teksa e ka uruar atë për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Rama shkruan se Thaçi ishte shumë i qetë në zërin e tij dhe se i kishte thënë që ai e ka fituar lirinë përjetë dhe nuk ja merr dot kurrë askush.
“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!’", ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook, krahas videos.
“Gëzuar pavarësinë edhe ty Komandant edhe... Jam shqetësuar shumë me këtë historinë. Vëllai im të përqafoj fortë, të dua shumë. Më vjen shumë keq që nuk bëj dot më shumë. Gëzuar, të përqafoj shumë fortë dhe të fala atyre shokëve”, dëgjohet Rama t’i thotë Thaçit gjatë bisedës telefonike.
Kujtojmë se Prokuroria Speciale ka kërkuar për Hashim Thaçin dhe 3 ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së që ndodhen në Hagë nga 45 vite burg, një kërkesë kjo e kundërshtuar fuqishëm nga politika në Shqipëri dhe Kosovë, pasi do të zhbënte luftën e drejtë të UÇK-së për liri.
Ndërkohë ditën e sotme në Prishtinë, krahas festimeve për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës u zhvillua edhe një protestë madhështore për nga pjesëmarrja, ku kërkohet një gjykim i drejtë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Pak ditë më parë, Kuvendi i Kosovës miratoi një Rezolutë dhe Kuvendi i Shqipërisë një deklaratë të përbashkët, ku kërkohej gjykim i drejtë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe ku kundërshtohej fuqishëm kërkesa për 180 vite burg për Thaçin dhe tre të tjerët.
Komente











Mendoj qe do kesh qen ti fol m vucic se ska mundesi
Përgjigju