'Unë gjithmonë do ta mbroj familjen time', princ Harry tregon presionin e mediave në jetën e tij

'Unë gjithmonë do ta mbroj familjen time', princ Harry tregon presionin e mediave në jetën e tij

Meghan Markle dhe princ Harry

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan, folën  në një dokumentar të ri se sa i dëmshëm është ndikimi I shtypit britanik për ta personalisht.

Çifti mbretëror që pas martesës së tyre kanë qenë në qendër të mediave për mirë apo për keq dhe kjo ka sjellë presion në jetën e Meghanit.

Gjatë intervistave me gazetarin  Tom Bradby, Meghan  ka thënë se jeta në familjen mbretërore kishte qenë e vështirë dhe  e ndërlikuar.

Harry zbuloi se kontrolli intensiv I medias ndaj tij  dhe bashkëshortes ka rikthyer traumën e vdekjes së nënës së tij, Princesha Diana.

"Mendova se isha jashtë, papritmas të gjitha gjërat u kthyen, dhe papritmas kuptova jo, kjo është diçka që duhet ta menaxhoj. Në këto ngjarje, do të thotë të vësh një fytyrë të guximshme dhe të kthesh një faqe në shumë gjëra. Por përsëri, për mua dhe për gruan time, natyrisht që ka shumë gjëra që dhembin , veçanërisht kur shumica e tyre janë të pavërteta ”, u shpreh Harry .

 Meghan ka thënë se ishte e papërgatitur për vëmendjen që do të kishte pasi të martohej me princ Harryn.

Sipas medias së huaj, ajo ka thënë gjithashtu se miqtë e saj e kanë këshilluar që të mos martohej me princin,  pasi do ta kishte të vështirë përballimin e të qënit në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës.

"Nuk e kisha idenë. Kur takova për herë të parë burrin tim, miqtë e mi ishin vërtetë të lumtur sepse isha aq e lumtur, por miqtë e mi britanikë më thanë:’ Jam i sigurt që ai është i shkëlqyer, por nuk duhet ta bësh  sepse tabloidët britanikë do të shkatërrojnë jetën tënde’. Por unë nuk ua vura veshin”, ka thënë dukesha.

Kohët e fundit Meghan bashkë me princin kanë ndërmarrë veprime juridike, duke paditur gazetat për shkelje të intimitetit dhe hakimit të telefonit.

Meghan ishte gati të lotonte kur foli për mediat që ndikuan në jetën e saj gjatë kohës së shtatzanisë apo kur lindi djali i tyre Archie.

"Çdo grua veçanërisht kur është  shtatëzënë, bëhet me të vërtetë e  prekshme dhe u bëra me  të vërtetë sfiduese kur  kisha një të porsalindur. Unë thjesht përpiqesha të isha një nënë e re e porsamartuar”, ka thënë Meghan.

Ajo është shprehur se shumë persona nuk janë interesuar për gjendjen e saj.

Harry gjithashtu foli për mediat në lidhje me vdekjen e nënës së tij.

"Unë mendoj se duke qenë pjesë e kësaj familjeje,  çdo herë që shoh një aparat fotografik, çdo herë që dëgjoj një klik, çdo herë që shoh një blic, më shfaqet kujtimi më i keq i jetës sime. Unë gjithmonë do ta mbroj familjen time dhe tani kam një familje për të mbrojtur, kështu që gjithçka që ajo kaloi të mos ndodhë”, ka thënë Harry.

Princi është shprehur se nuk është paranojak, por  thjesht nuk do të kalojë përsëri momente të së kaluarës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë