-Pas prezantimit të ekspozitës në Shkup, Podgoricë, Beograd dhe Prishtinë, gjashtë artistët nga Kosova si Zake Prelvukaj, Buqe Berisha, Eliza Hoxha, Mjellma Garanci Firzi, Arlinda Harjullahu dhe Blerta Surroi janë prezantuar së fundmi edhe në kryeqytet me punimet e tyre në ekspozitën "Unë Jam - I Am".
Mesazhi thelbësor i ekspozitës së çelur në ambjentet e Mzeut Historik Kombëtar , nëpërmjet punimeve të zhanreve të ndryshme si pikturë, vizatim, dizajn grafik, qeramikë, fotografi, grafikë, video art etj, realizuar nga gjashtë artistët shqipëtar nga Kosova, sjell një mesazh thelbësor dhe moton e përmbledhur me një fjali të vetme "Nuk është e lehtë të arrish të thuash, por duhet të thuash "Unë Jam", sepse ti ekziston".
Foto nga ekspozita "Unë jam - I Am"
"Unë jam - I Am" lindi si një fryt i një mendimi të përbashkët rreth dilemës së kahmotshme të kesh apo të jesh, zotërimit dhe ekzistencës, dhe këtë do të donim ta përcillnim kudo rreth nesh përmes mesazheve që japim me krijimet artistike" shprehehn organizatorët.
Në tematika, mesazhe dhe misione si "Stop skllavërisë bashkëkohore" (duke qenë dëshmitare të ndikimit direkt të materiales parasë dhe pushtetit në degradimin e moralit shoqëror), "mbështetjen dhe atakimi drejt segmentit femëror", apo edhe në misionin e rëndësishëm në funksion të "përmirësimit të imazhit të kosovares jashtë kufijëve të saj" artistët kanë prezantuar në ekspozitën e tyre të përbashkët mjaft vepra të cilat kanë marrë vëmëndjen dhe pëlqimin e të pranishmëvë.
"Jam i nderuar dhe i kënaqur që në një periudhë të shkurtër kemi në ambientet e Muzeut Historik një tjetër ekspozitë që na vjen nga miqtë tanë nga Kosova" u shpreh Labi gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës.
Pas prezantimit të ekspozitës në Tiranë, Shkup, Podgoricë, Beograd dhe Prishtinë, si pjesë e ciklit të parë, artistet kanë planifikuar prezantimin e përbashkët me anën e kësaj ekspozite edhe në vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën si Greqia, Spanja, Sllovakia etj.
Ekspozita "Unë jam - I Am" do të qëndrojë e hapur deri më 25 mars 2015./ATSH/
/Shqiptarja.com